3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

A lejohet agjërimi për të sëmurët me sheqer në gjak?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ka 14 muaj që unë jam e sëmurë nga sheqeri i shkallës së dytë , që për ndryshe llogaritet si shkallë fillestare e kësaj sëmundje dhe nuk ka nevojë për insulinë(gjilpërë që e përdorin të sëmurit nga sheqeri). Unë nuk përdori ilaçe por tentoj shërimin me pasimin e një rregullorje ushqimore dhe ushtrimeve të caktuara.

Përgjigja:

Është e lejuar që i sëmuri të mos agjërojë në muajin e Ramazanit nëse agjërimi e dëmton atë apo i jep vështirësi të mëdha, apo ka nevojë për përdorimin e ilaçeve të ndryshme të cilat pihen apo haen.
Thotë Allahu i Madhëruar: “..e kush është  i sëmurë prej jush ose është në udhëtim atëherë le të agjërojë më vonë aq ditë (sa e ka prishur agjërimin).” (Bekare: 184)
Gjithashtu Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”Allahu do ti merrni lehtësimet ashtu siç urren të bëni mëkate.” [1]

Sa ju përket të sëmurëve ato janë tre lloj:
1- I sëmuri i cili nuk ndikohet nga agjërimi, psh. i sëmuri nga gripi, kokëdhimbja, dhimbja e dhëmit e të tjera të kësi lloji, këtij të sëmuri nuk i lejohet që ta prish agjërimin.
2- I sëmuri i cili e ka tepër të vështirë të agjërojë dhe e mundon agjërimi por nuk e dëmton, për këtë është e papëlqyer të agjërojë dhe preferohet ta prish agjërimin.
3- I sëmuri të cilin e mundon agjërimi dhe e dëmton shëndetin e tij, siç janë të sëmurit nga sheqeri, nga veshkët apo ndonjë sëmundje tjetër të tillët, këta e kanë haram agjërimin sepse Allahu nuk dëshiron ta dëmton robin e tij, prandaj edhe thotë: “E mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit.” (Bekare: 195)

islamqa.info

Përktheu: hoxhë Senad Ramadani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit