12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Delegacioni i Kryesisë së BI-së qëndroi për vizitë në diasporë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 21 mars 2024

Për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, kryeimami Vedat ef. Sahiti, anëtarët e Kryesisë, Agim ef. Hyseni, Orhan ef. Bislimaj, Valon ef. Myrta, Sylejman ef. Fejzullahu dhe nga Florentina Tërmkolli e Merita Boroci, nga data 14 mars deri më 18 mars 2024, qëndruan për vizitë zyrtare në Zvicër.

Delegacioni fillimisht vizitoi Konsullatën e Kosovës në Cyrih, në të cilën u mirëpritën nga udhëheqësi i misionit, z. Vigan Berisha. Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e koordinimit të mësimit të rregullt të gjuhës shqipe nëpër të gjitha qendrat shqiptare.

Më pas, delegacioni, u shpërnda nëpër xhamitë të ndryshme shqiptare, ku u pritën nga përfaqësuesit e këtyre xhamive dhe nga xhematë të shumtë. Ata përcollën përshëndetjet dhe urimet për muajin e bekuar Ramazan nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga Myftiu Tërnava, si dhe më pas në kohë të ndryshme mbajtën ligjërata rreth vlerës së muajit të bekuar Ramazan. Ata falënderuan diasporën shqiptare myslimane për mikpritjen e ngrohtë, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Diaspora shqiptare, sipas tyre, ka qenë gjithnjë pranë nevojave dhe kërkesave jo vetëm të familjeve të tyre në Kosovë, por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, andaj në emër të të gjithë delegacionit, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, falënderoi të gjithë ata të cilët çdoherë kanë qenë pranë kërkesave të BIK-ut, duke shpresuar kështu që një bashkëpunim i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve tanë. Drejtori Simnica, më pas falënderoi edhe kryetarin e KMShZ-së, Mehas ef. Alija, për mikpritjen dhe për organizimin e kësaj vizite.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve dhe vizitave, një delegacion i përbërë nga dekani i FSI-së, dr. Islam Hasani, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Sevdair ef. Haxhiu dhe nga profesori Jakup ef. Çunaku, qëndroi për vizitë në Austri. Ata fillimisht u mirëpritën nga udhëheqësi i ALKIG-ut, z. Vahidin Behluli, të cilin e falënderuan për pritjen dhe për organizimin. Ata më pas u shpërndanë nëpër xhamitë shqiptare në Austri, ku përcollën mesazhe islame për paqe, harmoni dhe afrim te Zoti ynë. Ata shprehën një falënderim dhe një mirënjohje të veçantë për punën që janë duke bërë xhamitë shqiptare në diasporë për ruajtjen e trashëgimisë sonë fetare dhe vlerave tona familjare e kombëtare.

Vlen të përmendet se ky delegacion ka vizituar 41 xhami në Zvicër dhe 16 të tjera në Austri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit