-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A është i mallkuar ai që bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij në zgavrën anale?

Më të lexuarat

Marrëdhëniet seksuale në zgavrën anale

Ca me iman të dobët, dhe njerëz abnormal, nuk ngurojnë për të bërë marrëdhënie seksuale me gratë e tyre në zgavrën anale. Ky mëkat është nga mëkatet e mëdha. I Dërguari i Al-llahut, sal-Hall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mallkuar atë që bën këtë vepër. Nga Ebi Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë: “I mallkuar është ai i cili bën marrëdhënie seksuale me gruan e vet në zgavrën anale. “¹

Në hadith tjetër i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush bën marrëdhënie seksuale në kohën e menstruacioneve apo në zgavrën anale apo shkon te fallxhori, ai ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit. “²

Një numër i madh i grave që kanë intuitë të pastër, edhe refuzojnë këtë gjest nga burrat e tyre, mirëpo ka disa bura që u kanosen grave të tyre me divorc në rast refuzimi. Ka ca të tjerë që i mashtrojnë gratë e tyre të cilat kanë turp të pyesin dijetarë. E burrat vet u thonë se kjo është e lejuar du- ke u argumentuar me ajetin: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljeś suaj si të dëshironi,” (El-Bekare: 223)

Dihet se sunneti (hadithi) e sqaron Kur’anin. Me hadith është qartësuar se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka treguar se lejohet të bëhet marrëdhënie seksuale në çdo mënyrë, nga para apo nga mbrapa, por, në vendin nga lind fëmija. Çdo kush e din se zgavra anale është vendi nga i cili del nevoja dhe nuk është vendi ku lind fëmija. Kjo vepër e shëmtuar është e ndaluar në Islam. Nëse dikush e ka bërë pa dije e ka për obligim të pendohet.

¹ Ahmed 2/479. Sahihul-xhami 5865.

² Tirmidhiu nga Ebi Hurejre 1/243, shih Sahihul-xhami 5918.

/Nga Shejh Salih el-Munexhid/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit