5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A duhet marrë abdes pas larjes (gusulit), për të falur namazin, apo jo?

Më të lexuarat

Pyetje: A duhet marrë abdes pas larjes (gusulit), për të falur namazin, apo jo?

Përgjigjja:

Dijetari i nderuar Ibën el Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Nëse larja e gjithë trupit bëhet për shkak të bërjes xhunub [ejakulimit], në këtë rast muslimanit/muslimanes, kjo larje i mjafton edhe për abdes [pra gusli për xhunubllëk e shlyen abdesin] dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

“Nëse jeni xhunub atëherë pastrohuni” (Maide: 6).

Pra nëse njeriu është xhunub dhe zhytet në një pishinë, lum apo ngjashëm dhe para se të zhytej e ka pasur qëllimin të pastrohet nga xhunubllëku, ka bërë gargara dhe ka fryrë hundët, kësisoj ai ka kryer ritualin e pastrimit të madh [nga gjërat që e prishin guslin] dhe atë të pastrimit të vogël [nga gjërat që e prishin abdesin], sepse Allahu i Madhëruar xhunubit ia ka bërë obligim vetëm pastrimin e madh, që realizohet me larjen e të gjithë trupit.

Ndërsa më e mira për personin që lahet nga xhunubllëku është që fillimisht të lajë organin gjenital, pastaj dy duart, pastaj të marr abdest siç merr abdest për namaz, pastaj ta hedhë ujin mbi kokën e tij tre herë derisa të mendojë se uji ka depërtuar në skalp [në lëkurën e kokës] dhe në fund të lajë pjesët e mbetura të trupit.
Ndërsa kur personi nuk lahet prej xhunubllëkut, por lahet për t’u freskuar, për t’u pastruar [nga djersët, etj], apo lahet për të zbatuar një sunet [traditë profetike që është e shpërblyeshme por jo e detyrueshme të kryhet, sikurse larjen e gjithë trupit në ditën e xhuma], në këtë rast kjo larje nuk e shlyen abdesin.

Le të marrim shembullin nëse personi lahet për ditën e xhuma, pa qenë xhunub: gusli i tillë e shlyen abdesin vetëm nëse personi para se të lajë gjithë trupin, i lanë me rend gjymtyrët e abdesit, [para,] gjatë [ose pas] larjes së gjithë trupit, ndërsa nëse nuk vepron kështu ai duhet patjetër që pas kësaj larje të marrë abdes…”.

Dijetari i shquar Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ndërsa në rastin kur personi nuk merr gusël [nuk e lanë gjithë trupin] për t’u pastruar nga xhunubllëku, sikurse gusli [larja] për xhuma, larja e zakonshme apo larja për t’u freskuar, e tillë larje nuk e shlyen abdestin edhe nëse personi e bën nijetin [qëllimin] për abdest; sepse këtu mungon larja e renditur e gjymtyrëve që përbën një nga obligimet e abdestit dhe sepse këtu mungon larja e madhe [pastrimi i madh, gusli i detyrueshëm] nën të cilin do të futej edhe pastrimi i vogël [abdesti], siç ndodh në rastin e guslit [larjes] prej xhunubllëkut”.

  • Një këshillë është që personi gjatë marrjes së guslit të detyrueshëm prej xhunubllëkut, të shmang prekjen e organit gjenital, sepse e tillë gjë sidomos kur shoqërohet me epsh, sipas mendimit të shumë dijetarëve bën që ky gusël të mos ketë vlerë për abdest, pasi mendimi i tyre është se prekja e organit gjenital me epsh e prish abdestin…

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit