Lexoni ju latina…- Nga Pjetër Bogdani te Janullatosi: Paralajmërimi i ashpër i Hysamedin Ferajt

Më të lexuarat

Lexoni ju latina

Dr. Hysamedin Feraj thotë:
📓”…‘kristianizmi’ ka qenë një nga ‘portat’ që ka përdorë tradicionalisht dhe në shekuj katolikocentrizmi për t’i çuar shqiptarët tek serbët dhe vendosjen e tyre nën komandën serbe.. Raste të tilla janë p.sh. bashkimi para shumë vitesh i priftit katolik, Zef Pëllumbi, me ‘intelektualin’ ortodoks, Aurel Plasari, nën ombrellën e ‘kristianëve’ dhe shumë veprimtarive fetare-politike të tyre.
Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanëve.
Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj. me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka.
Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkombasve të vetë.
Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet. Thënë ndryshe ky bashkim është gjithnjë në të mirë të serbëve e grekëve kundër shqiptarëve. Bashkimi nën termin ‘kristianizëm’ është njëkahësh: vetëm kundër shqiptarëve, por asnjëherë kundër nacionalshoviznizmit serbo-grek.”(mbaruan fjalët e dr. Husamedin Feraj).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit