3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A është përdorimi i bioenergjisë i lejuar në Islam apo është vetëm një mit dhe besëtytni pa bazë?

Më të lexuarat

Pyetje: A është Bioenergia e lejuar?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

-Bioenergjia është një nga trajtimet moderne të bazuara në sharlatanizëm dhe magji për të ngrënë paratë e njerëzve padrejtësisht, dhe është një trajtim që ka rrënjët e tij budiste dhe bazohet në bestytni.

-Dr. Feuz Kurdi – Zoti e ruajtë – i trajtoi shumë prej këtyre trajtimeve me kritika dhe sqarime të qarta në artikujt e saj të përhapura, në faqen e saj të internetit dhe më pas në tezën e doktoraturës, e cila u titullua: “Doktrinat shpirtërore ateiste filozofike dhe aplikimet e tyre bashkëkohore”. Në lidhje me bioenergjinë dhe gjykimin e përdorimit të saj. ajo thotë:

– “Terapia bioenergjetike: ideja e saj bazohet në një besim të paqartë të së fshehtës (علم الغيب), e ndërtuar vetëm në përfundimet e mendjes dhe manipulimin e shejtanëve pa pasur asnjë argument për këtë…
Ata që e praktikojnë bioenergjinë pretendojnë se është një trajtim psikologjik, fizik, shpirtëror i bazuar në kuptimin e efekteve të padukshme mbi njeriun që zbuluan orientalët e lashtë, më e rëndësishmja prej të cilave është ekzistenca e një force të vlefshme në univers, emri i saj është ki, ose chi, ose prana. Një person mund ta tërheqë atë dhe ta derdhë atë në trupat e tij të padukshëm për të arritur sigurinë nga sëmundjet e pashërueshme fizike dhe për të parandaluar çrregullimet mendore dhe depresionin, madje edhe për të fituar aftësi efektive psikologjike që i mundësojnë atij të arrijë sukses dhe të ndryshojë njerëzit dhe të trajtojë trupat dhe shpirtrat e tyre në një mënyrë madhështore!”.

– Të gjitha këto janë besime pagane dhe supozime të rreme, iluzione dhe bestytni dhe nuk lejohet që muslimani t’i besojë ato. Promovuesit e saj përpiqen të fusin filozofinë e saj gjithandej, prandaj, ajo klasifikohet si një pseudoshkencë dhe është refuzuar në universitetet shkencore dhe nuk njihet nga akademitë ndërkombëtare të akredituara.
Kushdo që merr për shkak atë që Zoti nuk e ka bërë as shkak fetar dhe as shkak të qënësishëm, ka bërë shirk.

Allahu e di më së miri!

/Përgjigje nga Adelina Kuçana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit