Këshilli Evropian njoftoi se është pranuar kërkesa e Komisionit Evropian për autorizimin e negociatave lidhur me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën e roamingut të BE-së.
Bashkimi Evropian (BE) do t’i fillojë negociatat për të përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në “zonën e roamingut”, e cila zbatohet në të gjithë Unionin dhe ku operatorët e telefonisë celulare nuk paguajnë tarifa të roamingut.
Këshilli Evropian njoftoi se është pranuar kërkesa e Komisionit Evropian për autorizimin e negociatave lidhur me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën e roamingut të BE-së.
Në deklaratë thuhet se zona e roamingut e BE-së aktualisht mbulon BE-në, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë si dhe Moldavinë dhe Ukrainën dhe se negociatat do të fillojnë për ta zgjeruar këtë për të përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Në deklaratë thuhet se Komisioni Evropian do të zhvillojë negociata për marrëveshje sektoriale me secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se kjo do të mbështesë stabilitetin e rajonit, integrimin ekonomik dhe afrimin me BE-në.
Më tej thuhet që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen zonës së roamingut të BE-së, fillimisht duhet të respektojnë plotësisht legjislacionin e BE-së për roaming dhe ta zbatojnë atë dhe se Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse janë plotësuar kushtet e nevojshme.
Rregullorja që siguron që operatorët e telefonisë celulare në BE të mos vendosin tarifa roaming për abonentët, hyri në fuqi në vitin 2017.
Kështu, përdoruesi që është abonent i operatorit të telefonisë celulare i çdo vendi brenda BE-së, tani mund të përdorë tarifën dhe kontratën e tij/saj të operatorit për telefonatat, mesazhet dhe paketat e të dhënave pa paguar tarifa shtesë kur udhëton në një vend tjetër të BE-së.
BE-ja e përfshiu Ukrainën në zonën e saj të roamingut në fillim të këtij viti.
