9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kërkimi i lëmoshës me dhe pa arsye

Më të lexuarat

 

Pyetje: Hoxhë, kur i lejohet dikujt të marrë lëmoshë nga tjetri?

Përgjigje: Rregulli i Allahut në këtë botë është të hajë çdo njeri nga puna e dorës së tij, apo nga djersa e ballit të tij, siç ka thënë Profeti alejhi selam:
“Nuk ka ngrënë dikush ndonjë ushqim më të mirë sesa ajo që e ka fituar me dorën e tij. Profeti i Allahut, Daudi hante nga puna e dorës së tij.”
E transmeton Buhariu

Të ushqehesh nga puna e dorës përveç se është rregull i Zotit ka dobi të mëdha si: siguria, pavarësia, krenaria, produktiviteti, stabiliteti etj.

Ndërsa mbështetja te lëmosha e të tjerëve, përveçse nuk është rregull i Zotit, ka shumë dëme si: frika, varësia, përulja, dembelizmi, paqëndrueshmëria etj., dhe nuk lejohet veçse në raste të ngushta.

Më ka pëlqyer një fjalë e Imam Dhehebiut -Allahu e mëshiroftë- i cili thotë:

“Kush merr ndonjë gjë nga prijësit dhe të mëdhenjtë pa ua kërkuar atë dhe është nevojtar, veprimi i tij është i falshëm.
Nëse e merr pasi e ka kërkuar, i lejohet atij aq sa përbën ushqimin e tij dhe çfarë është mbi të jo.
Ai që kërkon dhe merr mbi të mjaftueshmën, nënçmohet.
Ai që kërkon duke qenë i pasur dhe ka mjaftueshmëri e ka haram të marrë. Nëse merr duke qenë në këtë gjendje dhe e depoziton atë duke mos e dhënë hakun e Allahut (zekatin) atëherë ai është prej zullumqarëve të prishur.
Kështu që pyet zemrën tënde dhe bëj gjyq me shpirtin tënd për hir të Allahut.”

Shih librin Sijer Alam En-Nubela

The post Kërkimi i lëmoshës me dhe pa arsye appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit