Së treti: Nëse ai bie me imamin në ruku, llogaritet të ketë arritur rekatin e plotë, edhe nëse ai nuk ka lexuar suren Fatiha. Ky është mendimi i shumicës dhe kjo është pikëpamja më e saktë, me lejen e Allahut, mbështetur në fjalën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, drejtuar Ebu Bekres, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ai erdhi tek i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, (duke qenë në namaz) Ebu Bekre ishte përkulur në ruku para se të arrinte në rresht (saf). Ai ia përmendi këtë pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe ai i tha: “Allahu të shtoftë kujdesin edhe më tepër, por mos e përsërit”. Transmeton Buhariu, 783.