1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Çfarë gjykimi ka për atë që gabon në leximin e Kuranit? A ka shpërblim për të?

Më të lexuarat

Përgjigje: Besimtari e ka të ligjësuar me Sheriat që të përpiqet ta mësojë leximin e Kuranit dhe të mundohet ta lexojë saktë; ta mësojë leximin e Kuranit me atë që është më i ditur se ai në mënyrë që të përfitojë dhe t’i kuptojë gabimet që bën. Ky që e lexon kuranin me gabime ka shpërblim, madje ka dy shpërblime nëse mundohet dhe përpiqet që ta lexojë tamam, për shkak se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

‏الْمَاهِرُ بِالْقُرْآنِ مَعَ السَّفَرَةِ الْكِرَامِ الْبَرَرَةِ وَالَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ وَيَتَتَعْتَعُ فِيهِ وَهُوَ عَلَيْهِ شَاقٌّ لَهُ أَجْرَانِ‏‏

“Ai që e zotëron leximin e Kuranit është me Shkruesit e ndershëm e të bindur (melaiket), kurse ai që e lexon Kuranin duke belbëzuar dhe ka vështirësi, ka dy shpërblime.” [1]

Bukhariu dhe Muslimi janë pajtuar për saktësinë e këtij hadithi që transmetohet nga Aisheja – radijAllahu ‘anha dhe këto janë fjalët e hadithit të cilin e transmeton Muslimi.

_______________

[1] Transmeton Muslimi në “Kitabu Salati el-Musafirin”, nr. 798, Ibën Maxhe në “el-Adab” nr. 3769.

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, 9/416
Përktheu: Jeton Shasivari

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit