Mesazhe nga Kurani – Surja El-Isra

Më të lexuarat

“Dhe vërtet Ne e kemi nderuar birin e Ademit.” (El-Isra, 70)

Allahu i Lartësuar të ka nderuar, ashtu siç e nderoi babanë tënd Ademin, me frymën e shpirtit dhe me aftësinë për të mësuar.

Prandaj, bëhu i denjë për këtë nderim dhe nderoje veten duke njëshuar Zotin tënd, duke kërkuar dijen që ta bën Atë të njohur dhe të afron tek Ai, duke zbatuar atë që të ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ajo që të ka ndaluar. Kjo është prej falënderimit ndaj Allahut për dhuntinë e krijimit dhe të nderimit.

Mendo se si Allahu të ka nderuar: të ka bërë të ecësh mbi tokë, ta ka nënshtruar diellin dhe hënën, dhe të ka nderuar aq shumë sa që engjëjt e Tij kërkojnë falje për ty.

Prandaj, ruhu që ta humbasësh këtë nder me një mëkat që e poshtëron shpirtin tënd, me një pasion që ta rrëshqet këmbën, ose me një pakujdesi që të bën të harrosh përmendjen e Zotit tënd dhe takimin me Të.

Nderi yt humbet më së shumti kur nuk i bindesh Atij që të nderoi. Dhe edhe më e rëndë se kjo është të mos pendohesh pas mëkatit. Allahu të ka nderuar duke ta hapur derën e pendimit:

ثُمَّ اجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَىٰ

Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi atë. (Taha: 122)

Prandaj, bëje udhëzimin tënd falënderim dhe pendimin tënd kthim në pozitën e nderit që Allahu ta ka dhuruar.

Kujtoje gjithmonë veten: sikur një mbret prej mbretërve të kësaj bote të të nderonte, do të kujdeseshe të mos e zhgënjeje. Atëherë si është puna me Zotin e zotërve?

Allahu e di më së miri.

Semer El-Arnaut

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit