3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si familje jemi fetarë dhe mundohemi të punojmë vetëm me hallall, por goditemi me sprova të rënda, një këshillë të lutem?

Më të lexuarat

Pyetje: Si familje jemi fetarë dhe mundohemi të punojmë vetëm me hallall, por goditemi me sprova të rënda, një këshillë të lutem?

Përgjigje: Edhe nëse jeni njerëz të mirë dhe të devotshëm, pa tjetër që do të sporvoheni, sepse kjo është e natyrshme që njerëzit e mirë, popujt e mirë Allahu i sprovon. Më së shumti janë sprovuar pejgamberët, pastaj pasuesit e pejgamberëve. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Atij personi që Allahu i do të mirën, e sprovon me fatkeqësi” Ebu Hurejra, Transmeton imam Buhariu, nr: 5645.
Gjatë sprovave njerëzit kaliten e forcohen dhe në durimin e tyre ngriten në pozita të larta duke u pastruar, duke iu rënë mëkatet prej trupi ashtu siç bien pikat e ujit kur njeriu merr abdes.
Andaj mos u shqetësoni nëse jeni besimtarë të mirë, sepse kjo është siç do Allahu subhana we teala

Hoxhë: Fadil Musliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit