Çfarë prishi “Tufani”?

Më të lexuarat

Velid Abd el-Hajj

Autoriteti i Oslos përpiqet të shfaqet me një racionalitet dhe maturi të shtirur, ndërsa, me ndihmën e mediave arabe që promovojnë normalizimin, synon t’i njollosë sakrificat e “Tufanit” dhe ta paraqesë atë si një “aventurë dhe papjekuri politike”. Madje, nganjëherë çështja shkon deri aty sa të lihet të kuptohet se ai paska qenë “i dakorduar me armikun”.

Diskursi i udhëheqjes së Oslos ka rënë deri në atë nivel sa njerëzit e rezistencës të cilësohen si “bij qensh”. Ky është një vulgaritet i mbjellë nga mjeshtrit e psikologjisë izraelite, të cilët aktualisht, në mënyrë të tërthortë, po kontribuojnë në formulimin e literaturës politike palestineze.

Marrëveshja e Oslos e vitit 1993, përmes tekstit të saj dhe komenteve të atyre që e hartuan, na premtoi një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin, si dhe zgjidhjen e të gjitha atyre që u quajtën “çështje të statusit përfundimtar”: Jerusalemi, refugjatët, kufijtë, ujërat e të tjera.

Por çfarë realizuan përkrahësit e Oslos?

Në të dhënat e mëposhtme do të mbështetem në shifrat e institucioneve izraelite, në raportet e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj të specializuara:

1. Ekziston një pajtim pothuajse i plotë mes udhëheqësve botërorë dhe elitave intelektuale se zgjidhja me dy shtete i ka humbur krejtësisht bazat e saj materiale në terren.

2. Treguesit në terren për periudhën nga Marrëveshja e Oslos më 1993 deri para shpërthimit të “Tufanit”:

a. Numri i dëshmorëve palestinezë: rreth 13 mijë.

b. Numri i të arrestuarve: rreth 165 mijë persona, për periudha të ndryshme burgimi.

c. Numri i ndërtesave dhe institucioneve të shkatërruara nga autoritetet pushtuese: 21 mijë institucione dhe banesa.

ç. Sipërfaqja e vendbanimeve koloniale, ku çështja ndahet si vijon:

1. Sipërfaqja e zonave të kontrolluara nga këshillat rajonalë të vendbanimeve koloniale në Bregun Perëndimor arrin në 630 km².
2. Sipërfaqja urbane e vendbanimeve koloniale është rritur nga 70 km² në 200 km².
3. Tokat e 28 fshatrave dhe qytezave të Bregut Perëndimor iu bashkuan qytetit të Jerusalemit sipas përkufizimit izraelit. Sipërfaqja e këtyre tokave arrin në 55 km².
4. Kufijtë administrativë të qytetit të Jerusalemit u zgjeruan në 125 km², në vend të 70 km² që ishin përcaktuar në Marrëveshjen e Oslos. Kjo do të thotë se i gjithë Jerusalemi, lindor dhe perëndimor, doli jashtë asaj që kishte premtuar Osloja.

d. Gjendja e jetesës, e cila pasqyrohet në këta tregues:

* Fuqia blerëse e të ardhurave të palestinezëve ra me rreth 22%.
* Korrupsioni administrativ u rrit në 65%.

3. Mungesë pothuajse e plotë e institucioneve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

4. Vazhdim i koordinimit me amerikanët, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara ndërmorën këto hapa:

* Njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në dhjetor 2017.
* Zhvendosën ambasadën amerikane në Jerusalem në maj 2018.
* Shpallën më 2019 se vendbanimet koloniale në Bregun Perëndimor nuk bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
* Njohën sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit dhe aneksimin e tyre më 2019.
* Shpallën “Marrëveshjen e Shekullit” më 2020.
* Ndërmjetësuan Marrëveshjet e Abrahamit mes disa shteteve arabe dhe Izraelit.
* Mbyllën zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington.
* Ndërprenë financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë.
* Hoqën sanksionet që administrata Biden kishte vendosur ndaj disa kolonëve.
* Nxorrën urdhra për ashpërsimin e masave kundër antisemitizmit në universitetet amerikane.
* Emëruan ambasadorë dhe të dërguar për çështjen palestineze, të njohur për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Izraelit.

Dhe këtu shtrohet pyetja:

Cila ishte arritja që solli Osloja dhe që “Tufani” e prishi?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit