Sulmet e bandave të kolonëve dhe të forcave pushtuese izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Kuds janë përshkallëzuar ndjeshëm, në një valë sulmesh të përgjakshme të koordinuara, që kanë lënë 5 dëshmorë dhe disa të plagosur. Këto sulme u shoqëruan me një shpërndarje të organizuar të roleve, mbulim nga ushtria dhe mbyllje të rrepta ushtarake.
Zhvillimet në terren janë si më poshtë:
◽️ Nablus (zona më e goditur): Katër qytetarë nga familja “Ramadani” ranë dëshmorë teksa të rinjtë po përballeshin me sulmin e kolonëve në periferi të fshatit Tell. Ndërkohë, forcat pushtuese vendosën një rrethim të ashpër mbi Nablusin dhe paralajmëruan një agresion të gjerë.
◽️ Kudsi i pushtuar: I riu Halil Er-Rashk, person me nevoja të veçanta (i prekur nga epilepsia), ra dëshmor nga plumbat e forcave pushtuese në pikëkalimin Shuafat. Në të njëjtën kohë, kolonë të armatosur bllokuan rrugën kryesore që lidh lagjen Es-Suvaneh me Malin e Ullinjve, duke penguar lëvizjen e qytetarëve.
◽️ Kalkilia: Tetë qytetarë u plagosën, gjashtë prej tyre me armë zjarri, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, si pasojë e sulmit të milicive të kolonëve ndaj fshatit Fer’ata.
Xhenin: Të plagosurit u transportuan me kafshë barre nga zona e Khirbet Umriha, pasi kolonët sulmuan zonën, ndërsa forcat pushtuese penguan lëvizjen e autoambulancave dhe bllokuan rrugët.
