-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përmendja e Allahut kur jemi në treg!

Më të lexuarat

Përmendja e Allahut në treg
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin(alejhi salatu ue selam), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Prej veprave më të mira me të cilat njeriu mund t’i afrohet Allahut të Lartësuar është dhikri dmth përmendja e Allahut. Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kuran për ata të cilët e përmendin Atë në mënyrën më të bukur: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran 190-191)

Përmendja e Allahut është një impuls i zemrës por dhe vetë jeta e saj, përmes saj shendritë shpirti i besmitarit dhe pastrohet, është çelës i furnizimit dhe gjithashtu nga veprat më të mira dhe me të dashura tek Allahu xh.sh. Përmendja e Allahut është ndër adhurimet më të lehta për të cilin adhurim nuk kërkohet të udhëtosh në ndonjë vend të caktuar, apo të ndash ndonjë kohë të veçantë për ta vepruar, përkundrazi është e mundur të realizohet në çdo kohë dhe vend duke përfshi këtu edhe tregun, madje Islami inkurajon besimtarët që ta përmendin Allahun edhe më tepër përderisa ata janë në treg ,pasiqë tregu është vendi ku njerëzit janë më shumë të preokupuar me gjërat e shitblerjës, dhe ka mundësi që shumë njerëz e nënglizhojne qështjen e përmendjes së Allahut.
Andaj kërkohet që besimtarët ta permendin Allahun edhe më tepër derisa ata janë në treg në mënyrë që të jenë më afër Allahut ,kështu që duhet të jenë të kujdesur me fjalorin e tyre dhe ta ndjejnë mbikqyrjen e Allahut kur pëshojnë(masin) mallin por edhe kur i bëjnë pagesat gjithashtu.
Për këtë na ka mësuar Muhamedi(alejhi selatu ue selam) se para se të hyjmë në treg ta lusim Allahun me fjalët më të mira, në mënyrë që të shpërblehemi përgjatë qendrimit tonë në treg.
E nga lutjet e Muhamedit(alejhi selatu ue selam) para se të hynte në treg ishte kjo:
لَا إلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ وَلَهُ الْـحَمْدُ، يُحْيِي وَيُمِيتُ، وَهُوَ حَيٌّ لَا يَمُوتُ، بِيَدِهِ الْخَيْرُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ.
Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu, juḥjĩ we jumĩt, we huwe Ḥajjun lã jemũtu, bi jedihil ḣajru, we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.
“S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje! Ai është i Gjallë, i Pavdekshëm! E gjithë e mira është në dorë të Tij. Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! do t’i fitojë një milion sevape dhe do t’i shlyhen një milion mëkate”.(Tirmidhiu).
Gjithashtu nga lutjet e Muhamedit(alejhi selatu ue selam) kur hynte në treg ishte edhe kjo thënie e tij e ndritur: “O Allah! Kërkoj nga Ti mirësinë e këtij tregu dhe të njerëzve të tij. Kërkoj strehim nga të betuarit e rrejshëm në të ose humbja e shitblerjes.
Nga kjo kuptojmë se si Muhamedi(alejhi selatu ue selam) e veçojë tregun me përmendjen e Allahut, ngase tregu është vend ku njerëzit janë të preokupuar me gjërat e shitblerjës dhe mund të egziston mundësia të nënglizhohet përmendja e Allahut, e për këtë arsye kërkohet që besimtarët ta permendin Allahun më tepër përderisa janë në treg, ku me permendjen e Tij ndjenjë edhe më afër mbikqyrjen e Tij në angazhimet përgjatë tregtisë.
Gjithashtu transmetohet se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkonte në treg me qellim të vetëm që ta përmend Allahun, dhe të fiton shpërblimin e madh nga përmendja e Tij në atë vend.

Allahu na bëftë nga besimatarët që shumë e përmendin Atë ne çdo gjendje ,kohë dhe vend dhe na bëft të drejt dhe të sukseshëm .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit