26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

SUNETET E HAXHIT? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Sunetet janë veprat për kryerjen e të cilave Allahu jep shpërblim.
Nëse suneti i fortë lëshohet qëllimisht, ky veprim konsiderohet mekruh i rëndë, por që nuk obligohet për therje kurbani apo dhënie sadakaje.

Sunetet e haxhit, janë;
1. Larja në arafat para namazit të drekës.
2. Të kalohet nata në ditën e dhjetë të dhulhixhes në Muzdelife pas ardhjes nga Arafati.
3. Pas lindjes së diellit, me nëntë dhulhixhe, nisja nga Mina drejt Arafatit.

4. Të kalojë në Mina natën në prag të qëndrimit në Arafat.

5. Nisja nga Muzdelife drejt Minas para lindjes së diellit, ditën e dhjetë të dhulhixhes.

6. Qëndrimi në Mina gjatë ditëve të hedhjes së gurëve, ditëve të teshrikut, dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë dhulhixhe. Te shumica ulemave një gjë e tillë është vaxhib.

7. Telbija të kryhet prej veshjes së ihramit deri ditën e parë të Kurban Bajramit, gjegjësisht të hedhjes së gurëve në Akaba.(Lebejke Allahume lebejke, lebejke la sheri keleke lebejke, inel hamde ven nimete leke vel mulk, la sherike leke lebejke).
8. Shkuarja nga Meka në Mina në ditën e tetë të dhulhixhes.
Pas namazit të sabahut haxhiu duhet të niset për në Mina dhe atje ti falë pesë namazet e ardhshme.
9. Që imami të mbajë hytbe në tre vende;
1. Ditën e shtatë të dhulhixhes në Mekë.
2. Ditën e nëntë dhulhixhe në Arafat dhe
3. Njëmbëdhjetë dhulhixhe në Mina.
Në hytbe haxhilerëve u sqarohen gjërat që duhet ti kryejnë haxhit në atë vend.
10. Që haxhiu që kryen haxhin Ifrad dhe Kiran, nëse nuk janë mekas, pas ardhjes në Mekë ta kryejnë tavaful kudumin.

#FikhuHanefi

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit