20.7 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Si mund ta di personi se i është pranuar vepra?

Më të lexuarat

Pyetje: Shejkh i nderuar, cilat janë shenjat se një vepër është pranuar nga Allahu? Dhe a mund ta ndjejë një person këtë pranim, a mund të ndjejë se vepra e tij është pranuar?

Përgjigje: Një person nuk e di nëse vepra e tij është pranuar, njohja e kësaj është vetëm tek Allahu. Kjo është arsyeja pse selefët frikësoheshin shumë se veprat e tyre nuk do t’i pranoheshin.

”Edhe ata që japin (sadaka-zekat), që e japin me zemrat e tyre gjithë frikë e përkushtim (nëse do t’u pranohet bamirësia apo jo nga Zoti i tyre), sepse ata janë të sigurt në kthimin e vet te Zoti i tyre (për llogari).” El-Mu’minun 23:60

Kështu, ata bënin vepra të mira madhështore dhe frikësoheshin se mos nuk do t’u pranoheshin. Por muslimani duhet të bëjë vepra të mira, të veprojë në bindje ndaj Allahut dhe të ketë një mendim të mirë për Allahun (azze ue xhel). Sa i përket dijes se veprat janë pranuar, askush përveç Allahut (subhanehu ue teala) nuk e di këtë.

Prandaj disa nga sahabët kanë thënë:

”Nëse do ta dija se Allahu ka pranuar nga unë një grimcë vepre, unë do të dëshiroja të vdisja.”

Sepse nëse Allahu pranon nga një person, kjo do të thotë se ai është nga banorët e xhenetit.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Vërtet Allahu pranon vetëm prej atyre që janë el-muttekunë (të përkushtuar në besimin e pastër Islam).” El-Maide 5:27

Prandaj, një nga shkaqet e pranimit të veprave është devotshmëria. Ti duhet të ke devotshmëri ndaj Allahut (subhanehu ue te ala) duke bërë atë që Ai ka urdhëruar, duke braktisur atë që Ai e ka ndaluar, duke nxituar në bindje ndaj Tij dhe të qëndrosh larg mosbindjes ndaj Tij. Kjo është një nga shkaqet që veprat të pranohen.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit