Kortezialiteti mes një burrë shteti tipik dhe një pehlivani cinik
Një takim kortezial është realizuar mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit Rama, vështirë i identifikueshëm se në ç’fazë e në ç’nivel janë marrëdhëniet mes tyre, tashmë që i pari i qeverisë shqiptare
po kthehet në një vasal të Izraelit, duke riskuar shumëçka nga interesat shqiptare, ku më shumë se strateg diplomatik ngjan me një pehlivan pragmatik.
“Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas Samitit të NATO-s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ai shkurt.
Por nëse ky takim vjen në kuadër të Samitit të NATO-s, prej kohësh mungon një takim specifik mes tyre, siç ishin të shumta para kthesës së pabesë të Ramës kah Izraeli.
Se çfarë është biseduar mes tyre, se ç’mesazhe janë dhënë, nuk ka ndonjë informacion. Por pa dyshim ka një tension në ajër kur Ankaraja sheh që Shqipëria po i dorëzohet Izraelit, duke lejuar që ky shtet harbut dhe vetëm keqdashës të hyjë si pykë në Ballkan. A do e lejojë këtë Turqia, një rojtare shekullore e rajonit? Kjo është çështja. /tesheshi.com/
