20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Shtatë hapa, të cilët ta mundësojnë të përfitosh nga Ramazani

Më të lexuarat

Shtatë hapa, të cilët ta mundësojnë të përfitosh nga Ramazani

1. Të jesh i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij sezoni.

Vazhdimisht sille ndërmend se para vetes ke një sezon madhështorë, që shkujdesja ndaj tij është privim dhe humbja e tij është fatkeqësi.

2. Të jesh i bindur për humbjen e madhe të atij që tregohet i shkujdesur gjatë Ramazanit.

3. Përgatitja shpirtërore për Ramazan.
Joshe veten për këtë muaj dhe vazhdimisht kujtoja bukurinë, madhështinë, mirësitë e vlerat e tij.

4. Braktisja e mëkateve.
Kush i ka humbur Ramazanet e kaluara, apo është treguar i shkujdesur gjatë tyre, le të jetë i bindur se ishin mëkatet e tij ato që e kanë privuar, andaj le të largohet prej tyre.

5. Nijeti i sinqertë për të përfituar nga Ramazani.

Të kesh qëllim të sinqertë për të përfituar nga Ramazani dhe të jesh i bindur se Allahu të jep sukses, nëse tregohesh i sinqertë, ngaqë Ai i do punët e mira dhe vepruesit e tyre.

6. Që tani fillo ta ndryshosh veten për të mirë.

Falu rregullisht me xhemat, fali rregullisht sunetet, shtoje lidhjen me Kuranin dhe caktoja atij një pjesë të kohës tënde. Bëhu koprrac me kohën tënde, në mënyrë që ta shfrytëzosh në punë të mira.

7. Lutja e sinqertë.

Vazhdimisht lute Allahun, ngaqë lutja drejtuar Atij është rruga drejt çdo të mire, rruga drejt përmbushjes së çdo kërkese dhe drejt realizimit të çdo dëshire.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit