Programi ditor për një jetë të mirë dhe për një lumturi të përshpejtuar:
1. Përsëriti fjalët e ezanit.
2. Bëji Dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
3. Fale namazin farz në kohën e tij, pa vonesë.
4. Ruaji namazet sunete (ratibet) që janë të lidhura me farzet.
5. Mos harro dhikrin pas çdo namazi farz.
6. Thuaj: “La ilahe il-lAllah” dhe kërko falje (istigfar) 100 herë çdo ditë.
7. Lexo një xhuz nga Kurani ose aq sa të jepet mundësia.
8. Ruaji lidhjet familjare dhe dhuro mirësi e bamirësi.
9. Fale vitr-in, qoftë dhe vetëm me tre rekate.
10. Kërko me përkushtim në lutje (duá) sidomos në kohët e përgjigjes:
gjatë ezanit,
mes ezanit dhe ikametit,
në sexhde,
në fund të natës (gati për syfyr).
📍Këto janë “dhjetë të plota” – kush i praktikon me sinqeritet, do të shijojë një jetë të ndriçuar me dritën e udhëzimit dhe të qetësisë shpirtërore.
✍ Dr. Abdul Aziz esh Shaj’i
Përktheu: Fatjon Isufi
