8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Nuk më del gjumi për namaz të sabahut, si të veproj?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Njeriu duhet të angazhohet për t’i dalë gjumi për namazin e sabahut.

Nëse e di se nuk i mjaftojnë 2 apo 3 orë gjumë të natës, atëherë duhet të flejë më herët, pra të flejë pas jacisë. Madje kjo është sunet. Nëse njeriu rri zgjuar pas jacisë, ka shumë mundësi t’i ikë namazi i sabahut kur është nata shkurt. Ai nuk duhet të qëndrojë zgjuar deri 00 apo 01, e pastaj të thotë “nuk më doli gjumi”, ngase ai kështu veçse i ka bërë shkaqet që të mos i dalë gjumi.

Është parim i njohur që çdo rrugë që çon deri te obligimi është obligim. Nëse e di që në qoftë se nuk fle sa duhet nuk do të dalë gjumi për sabah, atëherë nuk të lejohet të qëndrosh zgjuar pas jacisë dhe e ke obligim të flesh menjëherë pas jacisë. Përndryshe nëse nuk vepron kështu, ti bën mëkat. Përveç që të ikë namazi, bën mëkat që nuk i ke marrë shkaqet për t’u zgjuar.

E në rastin kur njeriut nuk i mjafton gjumi pas jacisë, atëherë duhet të flejë edhe gjatë ditës, në mënyrë që të zgjohet me kohë.

Nëse njeriu i ka marr të gjitha shkaqet, por megjithatë nuk është zgjuar, atëherë nuk mund të themi se është nga dyfytyrëshit.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit