6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Namazi dhe abdesi kur mbani thonjë artificial

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet falja e namazit dhe kryerja e ibadeteve duke mbajtur thonjtë artificial sepse thonjtë thyhen vazhdimisht për shkak të mungesës së kalciumit në trup?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nuk ka asgjë të keqe të mbash përgjithmonë thonjtë e rremë nëse kjo është për shkak se thonjtë natyralë thyhen për shkak të mungesës së kalciumit në trup.

Por nëse ato vishen për qëllime stolisjeje dhe zbukurimi, kjo nuk lejohet.

Nuk ka asgjë të keqe në faljen e namazit gjatë mbajtjes së këtyre thonjëve, por parashihet që ato të hiqen gjatë marrjes së abdesit dhe guslit, në mënyrë që uji të arrijë në atë që është poshtë tyre.

Në një fetva të Komisionit të Përhershëm (5/218) thuhet: Nëse manikyri formon një shtresë në sipërfaqen e thonjve, atëherë abdesi nuk vlen përveç nëse hiqet para se të merret abdes. Nëse nuk krijon një shtresë, atëherë abdesi është i vlefshëm, si në rastin e kënasë.

Nëse ky është rasti në lidhje me manikyrin, atëherë ai vlen edhe më shumë për thonjtë artificialë.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit