22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Kush e ushqen agjëruesin do ta ketë shpërblimin sikur ai (agjëruesi)!

Më të lexuarat

Kush e ushqen agjëruesin

Kush e ushqen agjëruesin do ta ketë shpërblimin sikur ai (agjëruesi)!

Është transmetuar në hadith: “Kush e ushqen agjëruesin do ta ketë shpërblimin sikur ai, pa ju pakësuar shpërblimi i agjërimit të tij”, bazuar në këtë, a mjafton vetëm dhënia e ujit dhe hurmave?!

Dijetarët, Allahu i mëshiroftë kanë mospajtim për këtë çështje. Disa kanë thënë se është për qëllim kush e ushqen agjëruesin, qoftë edhe me diçka të pakët, që agjëruesi të bëjë iftar me të, siç është një hurmë.

Disa dijetarë kanë thënë se është për qëllim për ta ngopur, sepse kjo i mjafton agjëruesit në natën e tij dhe ndoshta i mjafton edhe për syfyr.

Mirëpo, nga hadithi kuptojmë së ai që e ushqen agjëruesin qoftë edhe me një hurmë, do ta ketë shpërblimin sikur vetë agjëruesi, për këtë njeriu duhet të bëj përpjekje që ta ushqej agjëruesin me aq sa ka mundësi, posaçërisht kur janë nevojtarë dhe të varfër.

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Mexh’mu-ul-Fetawa 20/93 |

Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit