19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Kisha për qëllim të falë namazin e natës në orët e vona, por nuk më doli gjumi, a kam gjynah që nuk jam falur?

Më të lexuarat

Pyetje: Kisha për qëllim të falë namazin e natës në orët e vona, por nuk më doli gjumi, a kam gjynah që nuk jam falur?
Përgjigje: Është transmetuar nga Ebu Derdaja, r.a., se i Dëguari i Allahut, a.s., kishte thënë:
“Kush shkon në shtrat duke synuar të ngrihet për namaz nate, pastaj e kaplon gjumi deri në mëngjes, do ta ketë të regjistruar atë që synonte dhe gjumi i tij llogaritet sadaka që i ishte dhënë prej Zotit të tij, të Fuqishmit.”
Është transmetuar nga Ebu Se’idi, r.a., se i Dërguari i Allahut, a.s., kishte thënë: “Kush fle dhe i ikën vitri, ose harron ta falë, le ta falë kur të vijë mëngjesi ose kur t’i kujtohet.”
Transmetohet nga Omer ibn El-Hatabi, r.a., se i Dërguari i Allahut, a.s., kishte thënë: “Kush fle dhe i ikën pjesa e tij (e leximit të Kuranit) ose një pjesë të tij, dhe pastaj e këndon ndërmjet namazit të sabahut dhe të drekës, do të registrohet për të sikur ta kishte kënduar atëgjatë natës ‘.
Këto hadithe janë argument i gjendjes për të cilën pyetet.
Muhamed Nebil Musharraf
*Shkëputur nga libri “Menaxhimi i gjumit sipas sunetit”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit