14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Cili është ilaçi për sëmundjen e imoralitetit?

Më të lexuarat

Shërimi i vetes dhe pastrimi i zemrës prej sëmundjes së imoralitetit arrihet përmes disa hapave:

Ruajtja e shikimit. Shikimi është shkëndija e parë që ndezë epshin e imoralitetit. Kur njerëzit e bënë gjë të lehtë çështjen e shikimit, kjo u bë shkaku kryesor i përhapjes së imoralitetit. Kanë ardhur urdhra të shumtë në Kuran e sunet për uljen e shikimit, prej tyre: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!” Surja Nur 30.

-Martesa, e nëse nuk ka mundësi atëherë të agjërojë, “O ju të rinj! Kush ka mundësi (fizike dhe materiale) le të martohet, sepse martesa ruan shikimin dhe nderin! E kush nuk ka mundësi atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë!”

-Përmbajtja prej ndalesave“Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij.” Nur 33. Hadithi: “Kush tregohet i përmbajtur (ndaj imoralitetit), Allahu ia mundëson të ruhet e të mbrohet (prej tij).”

-Mopërzierja me gratë e huaja (dhe me burrat e huaj), “Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes!” Jo të përzihen direkt. Hadithi: “Nuk kam lënë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë.” Dhe: “Ruajuni dunjasë dhe sprovës së grave…”

-Shtimi i frikës ndaj Allahut, “Janë shtatë persona të cilët Allahu do t’i fusë në hijen e Tij Ditën e Gjykimit ku nuk ka hije tjetër…” prej tyre përmendi: “Ai të cilin e fton një grua e bukur e me pozitë që të bëjë imoralitet dhe ai (e refuzon) i thotë: “Unë kam frikë Allahun!” Besimtari duhet të ketë frikë Allahun dhe ndëshkimin e Tij të rëndë që e ka përgatitur për ata që bëjnë imoralitet, “…dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Furkan 68-70.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit