26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Arabia Saudite blen dronë Bayraktar, pronari i kompanisë: Kontrata më e madhe në histori të Turqisë

Më të lexuarat

Arabia Saudite ra dakord sot të blinte dronët turq në kontratën më të madhe të mbrojtjes në historinë e Turqisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit midis firmës turke të mbrojtjes Baykar dhe ministrisë saudite të mbrojtjes.

Erdogan arriti të hënën në qytetin saudit Jeddah ndërsa do të ketë një turne në vendet e Gjirin Persik, raporton reuters.

 

Arabia Saudite do t’i blejë dronët “me synimin për të rritur gatishmërinë e forcave të armatosura të mbretërisë dhe për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse dhe prodhuese”, tha ministri i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman.

Nuk u dhanë detaje rreth vlerës së marrëveshjes, por CEO i Baykar, Haluk Bayraktar tha se ishte kontrata më e madhe e eksportit të pajisjeve mbrojtëse dhe aviacionit në historinë e Turqisë.

Investimet dhe financimet nga Gjiri kanë ndihmuar në lehtësimin e presionit mbi ekonominë e Turqisë dhe rezervat e saj valutore që nga viti 2021, kur Ankaraja nisi një përpjekje diplomatike për të riparuar lidhjet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Turqia kishte qenë në mosmarrëveshje për vite me dy shtetet e Gjirit lidhur me mbështetjen e Ankarasë për lëvizjet pro-demokratike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut si dhe vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit