Aktivistë pro-palestinezë ndërprenë prezantimin e nënkryetarit dhe drejtorit të teknologjisë (CTO) të Amazon, Werner Vogels, gjatë samitit të OKB-së “AI for Good”, që u mbajt më 8 korrik në Zvicër, në shenjë proteste kundër lidhjeve të Amazon dhe Google me ushtrinë izraelite.
Protestuesit dënuan bashkëpunimin e OKB-së me korporatat e mëdha teknologjike, duke vënë në shënjestër veçanërisht kontratën e përbashkët Project Nimbus, me vlerë 1.22 miliardë dollarë, të lidhur mes Amazon dhe Google.
Sipas aktivistëve, shërbimet cloud dhe inteligjenca artificiale që ofrojnë këto kompani përbëjnë një infrastrukturë kyçe për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza. Ata i bënë thirrje OKB-së që t’i japë fund partneritetit me këto korporata dhe të ndërpresë kontratën Project Nimbus.
#TRTWorld
