Bëhu i dobishëm kudo që të jesh

Më të lexuarat

Vërtet, begatia e një njeriu është që ai ta mësojë të mirën kudo që të ndodhet, dhe t’i këshillojë me sinqeritet të gjithë ata që i takon.

Allahu i Lartësuar, duke treguar për Mesihun (Isain, paqja qoftë mbi të) thotë:
﴿وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ﴾
“Dhe më bëri të bekuar kudo që të jem…” Merjem: 31.

Domethënë: mësues të së mirës, thirrës për tek Allahu, përkujtues dhe nxitës në bindje ndaj Tij.
Kjo është begatia e vërtetë e një njeriu. E kush është i zbrazët nga kjo, ai është i zbrazët nga begatia; shuhet begatia e takimit me të, madje edhe begatia e atyre që e takojnë dhe shoqërohen me të zhduket.
Sepse ai e humb kohën në biseda të kota dhe e prish zemrën.
Çdo e keqe që i vjen robit, shkak i saj është humbja e kohës dhe prishja e zemrës.
E kjo kthehet në humbje të hises së tij tek Allahu dhe në pakësim të gradës e vendit të tij tek Ai.
Për këtë arsye, disa prej dijetarëve të mëdhenj kanë porositur e kanë thënë: “Ruajuni nga shoqërimi me ata që shoqërimi me ta të humb kohën dhe ta prish zemrën.”
Sepse nëse humbet koha dhe prishet zemra, të gjitha çështjet e robit shpërbëhen, dhe ai bëhet prej atyre për të cilët Allahu ka thënë:

﴿وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا﴾
“Mos iu bind atij, zemrën e të cilit Ne e kemi bërë të pavëmendshme ndaj përmendjes Sonë, e që ndjek epshin e vet, dhe punët e tij janë të shpërbëra.” El-Kehf: 28.

📚 “Letra që Ibn Kajim ia dërgoi njërit prej vëllezërve të tij”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit