26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

A mund të falem me foshnje në dorë?

Më të lexuarat

Pyetja: A mund të bëj faljen e namazit me foshnje (5 muajshe) në dorë apo duhet ta lë atë dhe ta kryej namazin? Nëse është duke qarë a duhet ta ndërpres namazin? 

Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet që ju të faleni duke e mbajtur beben në dorë dhe namazi i juaj është i plotë dhe i saktë, posaçërisht nëse për të nuk ka kush të përkujdeset.

Argument për këtë kemi vetë praktikën e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) ku transmetohet në dy koleksionet më të sakta (Buhariu dhe Muslimi) se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falej duke e mbajtur Umamen (vajza e vajzës së tij) në dorë, kështu që kur shkonte në ruku e linte atë në tokë dhe kur ngritej e merrte prap. Në transmetimin e Muslimit është edhe shtojca se ai këtë e bënte duke qenë imam në xhami.

Nëse fëmija qan tepër dhe detyroheni ta ndërprisni namazin, lejohet ta bëni këtë, por ajo duhet të përsëritet nga fillimi. Gjithashtu, këtu e bëjmë edhe një sqarim të nevojshëm se lejohet që gjatë faljes të përkundet fëmija, por kjo lëvizje mos të na bëjë që ta ndryshojmë anën e kibles. Allahu e di më së miri.

Hoxhë Alaudin Abazi 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit