22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

A është homoseksuali jobesimtar? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Mund të ndodhë që të vijë në xhami për namaz një person, i cili është i prirur për mëkatin e përmendur, siç mund të ndodh që në xhami të vijë edhe një person, i cili është i prirur të pijë alkool, ose të bëjë kurvëri, ose të kryejë vjedhje, ose të bëjë fyerje, ose të shkaktojë grindje, ose të kryejë ndonjë mëkat tjetër të madh ose të vogël. Personi i cili beson dhe pranon se homoseksualiteti është mëkat i madh, siç është mëkat i madh edhe kurvëria, por megjithatë, nën ndikimin e joshjes së shejtanit, ai e kryen atë (mëkat), konsiderohet musliman, mëkatar i madh, i cili me siguri shkon në shkatërrim, nëse nuk pendohet për atë mëkat të rëndë, pa marrë parasysh namazin e tij dhe veprat tjera të mira.

Allahu i Lartësuar fal ose ndëshkon për mëkatet e bëra. Personi i prirur ndaj këtij mëkati, duhet të bëjë përpjekje të mëdha për ta shpëtuar vetveten nga ky mëkat i madh, kurse veprat e mira, posaçërisht namazi dhe ibadetet e tjera, do t’i ndihmojnë për këtë çështje.

Personi i cili nuk e dënon këtë mëkat, por e konsideron të lejueshëm, madje e kryen atë vazhdimisht, pa e brejtur fare ndërgjegjja, duke e konsideruar si dukuri normale ose duke e përhapur mes të tjerëve, ai person konsiderohet mosbesimtar, sepse e konsideron të lejueshme një vepër, e cila botërisht është e ditur në fe si vepër e ndaluar dhe e neveritshme. Pra, vetëm veprimi i thjeshtë i mëkatit nuk e nxjerr njeriun nga feja, nëse ai beson se është mëkat. Por nëse nuk beson se është haram në mënyrë kategorike, ai del nga feja, madje edhe nëse nuk e vepron vetë atë mëkat.

Homoseksualiteti është kategorikisht haram, ashtu si të gjitha llojet e tjera të marrëdhënieve intime jashtëmartesore dhe veprave të shthurura.

Përkthim: Miftar Ajdini
Dr. Enes Ljevaković;
Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç
Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit