10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A është e vërtetë se agjërimi ndikon në rritjen e fuqinë së të menduarit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e vërtetë se agjërimi ndikon në rritjen e fuqinë së të menduarit?

***

Përgjigjja:

Sipas një hulumtimi të botuar kohë më parë nga stafi i ekipit të profesor Jeffrey Davies të Universitetit Swansea, të agjëruarit mund ta rris fuqinë e të menduarit. Sipas këtij hulumtimi u arritën të dhëna shkencore sipas të cilave tek agjëruesit aktivizohet një hormon i lukthit i cili rrit apetitin dhe se këto qeliza luajnë një rol të rëndësishëm mbrojtës nga plakja dhe ngadalsimi i funksioneve të trurit. Këto të dhëna mund të sqarojnë arsyen se pse, njerëzit që agjërojnë, gjatë kohës që e kalojnë agjërueshëm ndjehen si të ripërtrirur mendërisht.
Emri i hormonit që u përmend më lartë është Ghrelin ose Lenomorelin. Ky hormon i cili njihet edhe si hormon i urisë, kur vjen deri tek zbrazja e lukthit tonë, fillon të sekretoj (sekretohet) dhe pas disa orëve që ne i kalojmë pa ushqim i rritet niveli në gjak. Ky hormon, duke ndikuar në pjesën e trurit të njohur si hipotalamus, e shton ndjesinë për uri dhe përmes shumimit të sekretimit të acidit në lukth e përgatit trupin për të ngrënë ushqim. Ghrelin mund të mendohet edhe si i kundërt me hormonin e ngopjes Leptin. Ky hormon, është një ndër hormonët e rrallë që mund t’i tejkaloj barierat e trurit-gjakut. Agjërimi me që kërkon që gjatë kohë të ngel organizmi pa ushqim, ky hormon me sasi të mjaftueshme gjindet në gjakun e individëve që agjërojnë. Dihet mirë se, hormoni Ghrelin edhe me qenë se ndikimi më i madh i tij është që të shkaktoj uri, ky hormon duke kaluar në një interaktivitet me pjesën e trurit për mësim dhe kujtesë që është hipokampusi, e mundëson zhvillimin e tij. Kur në vitin 2006 ekipi i profesorit Tamas Horvath nga Universiteti Yale, tufës së minjëve ju kanë ofruar hormonin Ghrelin, këta minjë në testimet e bëra, për dallim nga grupi i minjëve që nuk e kanë konsumuar këtë hormon, në testimet e të mësuarit dhe kujtesës prej 30-40% kanë treguar suksese më të larta. Kur truri i këtyre minjëve i është nënshtruar autopsisë është vërejtur se truri i minjëve që kanë pranuar këtë hormon ka qenë më i zhvilluar nga truri i minjëve tjerë dhe se në nivelin e 30% ka pasur lidhjet neuronike më të shumta. Nga ana tjetër minjët të cilëve iu është pamundësuar që ta sekretojnë hormonin Ghrelin, për dallim nga minjët tjerë, kanë qenë më pak të suksesshëm në këto testime dhe se kur sërish iu është dhënë hormon i ghrelin janë vërejtur përmirësime të dukshme në performimet e tyre.

Allahu i Madhëruar në Kuran ka treguar qartë kur ka thënë: “… po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.” (Bekare: 184)

Dr. Musa Musai

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit