21.3 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

A duhet të përdorni ChatGPT për ta përgaditur CV-në?

Më të lexuarat

Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale po bëhen më të qasshme për njerëzit në mbarë botën dhe rastet e përdorimit të mundshëm janë të pafundme. Me aftësinë e tij për të shkruar gjithçka, nga esetë, poezitë te kodet, ChatGPT, në veçanti, po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë për detyrat që lidhen me shkrimin, kërkimin dhe automatizimin. Pyetja shkon se si po ndikon përdorimi i saj nga pikëpamja e efikasitetit edhe nga pikëpamja etike.

A duhet të përdoret ChatGPT për të shkruar CV?

Përgjigja e kësaj pyetje varet nga pozitat për të cilat po aplikoni dhe si mund t’ju ndihmojë ChatGPT. Për shembull, nëse jeni një gazetar, redaktor, lektor ose po aplikoni për pozita që kërkojnë që ju të keni aftësi të mira në të shkruar është më mirë të shmangni përdorimin e Inteligjencës Artificiale . ChatGPT nuk do t’ju ndihmojë të përmirësoni ose të shfaqni aftësitë tuaja kryesore të të shkruarit. Në fakt mund të bëjë të kundërtën duke e bërë punëdhënësin të vërë në dyshim besueshmërinë e tij në aftësitë që ju zotëroni rreth shkrimit. Një përjashtim mund të jetë nëse punëdhënësi juaj i mundshëm po kërkon krijues të përmbajtjes që mund të përdorin mjete gjeneruese të AI për të krijuar sasi më të larta të përmbajtjes së dobishme.

ChatGPT mund të jetë një aleat i dobishëm derisa përgatisni CV-në tuaj. Ideja nuk është të mbështeteni në të për të krijuar një draft përfundimtar të CV-së ose letrës suaj motivimit. Përkundrazi, përdorni atë si një mjet për të bashkuar një draft të parë ku mund të lidhni pikat tuaja të forta dhe idetë.

Kontrolloni dy herë draftin për pasaktësi

ChatGPT ndonjëherë mund të bëj lidhje të pasakta për kompaninë tuaj ku keni punuar. Andaj duhet ta verifikoni dhe ta modifikoni atë manualisht përpara se t’ua prezantoni të tjerëve. Por, detajet nga këto gabime mund të ju frymëzojnë ta përmirësoni CV-në tuaj dhe të mendoni jashtë kutisë gjatë redaktimit të draftit.

ChatGPT ka paragjykimet e veta – por ju mund të mësoni prej tyre

Përtej një mjeti për të shkruar CV, ChatGPT gjithashtu mund të funksionojë paksa si një motor kërkimi duke ju ndihmuar të mësoni për kualifikimet më të kërkuara në industrinë tuaj specifike. Nëse jeni në fillim të karrierës suaj dhe keni nevojë të ndiheni më të frymëzuar atëherë ChatGPT mund të sigurojë një strukturë që ju ndihmon të ecni përpara me më vizion.

Ju gjithashtu mund ta shfrytëzoni kërkesat e ChatGPT si “Cilat janë tre aftësitë ose pikat kryesore të forta që duhet t’i komunikoj me një menaxher punësimi?” Përgjigjet nuk janë të garantuara për të bërë ndryshim të madh, por ato mund t’ju frymëzojnë të rimendoni draftin tuaj përmes një pikëpamje tjetër. Merrni parasysh t’i kërkoni ChatGPT një listë të fjalëve kyçe më të mira për t’i përfshirë në CV për një punë të caktuar në një kompani të caktuar për të rritur dukshmërinë e saj.

Nëse përdorni ChatGPT, a duhet të tregoni?

Le të themi se ju bashkëpunoni me ChatGPT, shkruani një rezyme të mrekullueshme dhe ju ndihmon të përgatiteni për intervistë. A duhet të jeni të sinqertë për këtë?

Nëse nuk flisni për këtë, nuk ka gjasa që të ftoheni. OpenAI thuhet se po lëshon një mjet që mund të përcaktojë nëse diçka është shkruar duke përdorur ChatGPT, por nuk që po prodhon rezultate të besueshme deri më tani. Përtej kësaj, nëse e keni përdorur teknologjinë në një mënyrë bashkëpunuese, zbulimi i origjinës së saj bëhet edhe më i vështirë.

Megjithatë, në shumë kompani, dhe veçanërisht në industrinë e teknologjisë, menaxherët e punësimit duhet të jenë të interesuar për një kandidat që ndihet rehat për të bashkë-krijuar një CV dhe letër motivuese me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Nëse ai kandidat mund të flasë për hapat e ndryshëm që i ka mësuar aty dhe se çfarë po kërkohet më shumë në industrinë ku është i angazhuar atëherë kjo është një aftësi mbresëlënëse për tua treguar menaxherëve. Kërkesat e shkruara mirë marrin rezultate më të mira dhe në disa fusha, përdorimi efektiv i ChatGPT është një aftësi më vete, sepse tregon se jeni të adaptueshëm dhe të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.

Fatkeqësisht, disa kompani mund ta shohin këtë bashkëpunim me teknologjinë në një këndvështrim më pak të favorshëm. Derisa shumica e organizatave përfundimisht do të duhet të bëjnë një ndryshim që përfshin ndryshimin e teknologjisë, atëherë ju para se të tregoni për përdorimin e ChatGPT, fillimisht hulumtoni për kompaninë ku po aplikoni. Nëse nuk keni inteligjencë sociale, mund të jetë e vështirë të dini me siguri se si do të reagojë një kompani./ AkademiPune

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit