3.9 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pse suksesi i Allahut vjen pas sprovave dhe vështirësive?

Më të lexuarat

Kushdo që lexon me kujdes rregullat univesale të Allahut të përmendura në Librin e Tij dhe ngjarjet e profetëve sheh se suksesi në përgjithësi nuk ka ardhur veçse pas vështirësive të cilat ndonjëherë kanë qenë aq shumë të mëdha sa Allahu i madhëruar ka thënë në Kuran:
«Ata i goditi: mjerimi, sëmundjet dhe u tronditën aq shumë sa çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: Kur do të vijë ndihma e Allahut?! Ja, ndihma e Allahut është afër» sure El-Bekare: 214.

– Kjo praktikë e Allahut të Madhëruar në lidhje me besimtarët ka shumë urtësi dhe ja, tre prej tyre!

  • E para: Dallimi i të vendosurit nga i pavendosuri, i të sinqertit nga hipokriti dhe i durimtarit nga jodurimtari, sepse këto cilësi shfaqen kur njeriu përballet me vështirësi.
  • E dyta: Që Allahu ti tregojë robit se çdo mirësi që gëzon është vetëm prej Tij dhe se njeriu po lihet në forcat e tij shkatërrohet.
  • E treta: Që të vlerësohet mirësia e Allahut dhe të ruhet më pas nga robi, sepse gjërat që merren me vështirësi janë të shtrenjta.

 

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit