3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kam ndjekur rrugë të gabuar dhe kam promovuar ateizmin. Si bëhet pendimi?

Më të lexuarat

Pyetja : Kam qenë në rrugë të devijuar dhe kam përhapur ide ateiste. Kam shkruar tregime dhe artikuj me përmbajtje ateiste. Poezinë time e kam përdorur për përhapjen e lirisë së pakufizuar dhe gjërave të ndaluara. Por, mëshira e All-llahut më kapi dhe më nxori nga errësira në dritë dhe më udhëzoi. Si të pendohem?

Përgjigjja : Kjo, për Zotin, është dhunti dhe mirënjohje e madhe, Ai të ka udhëzuar, andaj edhe iu falëndero Atij dhe kërko prej All-llahut përforcim dhe ndihmë.
Ai që përdor gjuhën dhe lapsin e tij për ta luftuar Islamin dhe për të shpërndarë bindje të devijuara ose risi shkatërruese dhe krime e vepra të tjera të këqija, për të duhet vepruar si vijon:

    1. Publikimi i pendimit: Ta publikojë pendimin e vet nga të gjitha të kaluarat dhe ta shpallë para masës tërheqjen e tij me të gjitha format dhe mundësitë, ashtu që t’u kërkojë falje atyre që i largoi nga e vërteta, dhe ta tregojë të pavërtetën në të cilën ka qenë, që të mos mbetet i mashtruar ai që ka pas ndikim prej tij më parë. T’i demantojë dilemat që i parashtronte dhe gabimet që i bënte, ashtu që ta pastrojë veten për atë që ka thënë. Ky sqarim është prej kushteve kryesore të teubes së këtij personi. All-llahu thotë: “Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues” (Bekare 160).
    2. Përdorimi i pendimit për të mirën: Ta shfrytëzojë penën dhe gjuhën e vet në përhapjen e mësimeve islame. T’i angazhojë forcat dhe mundësitë e veta në ndihmën e fesë së All-llahut, dhe t’ua mësojë njerëzve hakun dhe t’i ftojë në të.
    3. Kundërvënie ndaj armiqve të Islamit: T’i përdorë këto forca për kundërvënie ndaj armiqve të All-llahut dhe t’i zbulojë ata dhe planet e tyre, ashtu siç u ka ndihmuar më parë, dhe t’i demantojë idetë e armiqve të Islamit. Të bëhet shpatë e ithtarëve të hakut kundër ithtarëve të batilit. Si p.sh., nëse ka bindur ndonjë person, qoftë edhe në ndonjë tubim të caktuar, për lejimin e ndonjë harami, siç është rasti me kamatën, gjoja se ka dobi që e lejojnë, duhet t’i kthehet atij dhe t’ia sqarojë të vërtetën, ashtu siç e devijoi më parë, që personi ta mohojë atë. All-llahu është më i miri udhëzues!

 

Marrë nga libri: Dëshiroj të pendohem, por …
Autor: Muhammed Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit