-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Disa njerëz pasi pastrohen kanë vesvese dhe ndjejnë apo hamendësojnë sikur u del urinë. Çfarë duhet të veprojnë këta?

Më të lexuarat

                                                                                             Pyetje: Disa njerëz pasi pastrohen kanë vesvese dhe ndjejnë apo hamendësojnë sikur u del urinë. Çfarë duhet të veprojnë këta?
                                                                                                                                                                                                                                                                                        Përgjigje: Origjina është se nëse personi përfundon urinimin pastrohet duke u larë. Nëse ndjen se i del diçka nuk duhet t’ia kthejë kokën fare këtyre hamendësimeve, sepse keto janë vesvese prej shejtanit që kërkon ta lodhë njeriun dhe t’ia prishë namazin dhe të gjitha adhurimet e tjera, pra ta nxjerrë nga feja. Allahu i Lartësuar thotë: {Dhe mos ndiqni hapat e shejtanit. Vërtetë ai për ju është armik i qartë} [Bekare 186]. Ilaçi më i mirë për këto vesvese është injorimi i tyre në mënyrë të plotë.
Këshillat e mëposhtme ndihmojnë në mjekimin e këtij problemi:
– mbështetja tek Allahu dhe kërkimi i shpëtimit prej Tij nga kjo sprovë.
– përmendja e Allahut (dhikri) sa më shumë.
– mos t’i kushtojë vëmendje aspak vesveseve. Nëse kryen nevojat personale, pastrohet, pastaj çohet dhe nuk i kushton vëmendje ujit që i bie në këmbë, trup apo rroba, sepse origjina dhe siguria është pastërtia e dyshimi nuk e mposht sigurinë. Dhe nëse do supozojmë se këto cikla uji janë të pista rregullat dhe lehtësimi i fesë gjykojnë se kjo lloj papastërtie është e falur.
– mos t’i japë fetva vetes. Ai që ka vesvese thotë: “Kjo nuk bën”. Nga kjo e gjykon abdesin dhe namazin të pavlefshëm. Duhet të lidhet me njerëzit e dijes, hoxhallarë apo nxënës dije të cilët ia presin rrugën dyshimeve dhe vesveseve. Nëse e merr fetvanë nga njerëzit e dijes duhet të punojë sipas asaj fetvaje, jo të ndjekë vesveset që janë prej fjalës së shejtanit.
– t’i kthehet vetes, sepse Allahu e sprovon robin për shkak të ndonjë gjunahu mes tij dhe Zotit, apo mes tij dhe krijesave. Gjunahet janë të shumta, ndaj njeriu duhet ta kontrollojë veten dhe të pendohet prej tyre.                                                                                                                                                                     dobifikh/                                                                                                                                                                                                                                                   

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit