-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A më mirë është të theri kurban apo të shlyen borxhet që kam?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet të theri kurban nëse kam borxhe?

Përgjigje: Parasëgjithash duhet ta kemi parasysh se tek shumica e dijetarëve të fikhut therja e kurbanit është sunet, ndërsa kthimi i borxhit nga ana tjetër është vaxhib.  Tani ke përpara një sunet dhe një vaxhib, prandaj cilit do ti japish përparsi: sunetit apo vaxhibit? Padyshim se përparsi i jepet vaxhibit përpara sunetit, konkretisht i jep përparsi kthimit të borxhit përpara therjes së kurbanit. 

Ka edhe diçka tjetër e ajo është se kurbani është hak ndaj Allahut, ndërsa borxhi është hak ndaj njeriut dhe i jepet përparsi hakut që e ke ndaj njeriut pasiqë Allahu na ndaloi që ne si krijesa ti bëjmë zullum njëri-tjetrit, ndërsa haku ndaj Allahut është në dëshirën e Tij, nëse dëshiron na e fal, e nëse jo, nuk na e fal.

Mospagesa e borxhit ndonjëherë i prish edhe relacionet mes njerëzve, si për shembull në rastin konkret mund që personi që i ke borxh të ankohet te njerëzit duke thënë për ty konkretisht se ti ther kurban ndërsa nga ana tjetër nuk e lan borxhin ndaj tij.

Ekziston variant që të therish kurban nëse ke borxh, në rast se afatin për kthimin e borxhit e ke të largët, për shembull nëse bëhet fjalë për afat tri, katër ose pesë vite afat. Në këtë luan rol edhe sasia e borxhit që e ke, sikurse borxhi të jetë tre mijë euro ose pesë mijë euro, padyshim se nëse ti abstenon prej kurbanit padyshim se me atë shumë që e ke ruajtur dhe s’ke prerë kurban, ajo sasi parash nuk është e mjaftueshme për mbulimin e borxhit, ndërsa nëse bëhet fjalë për borxh që nuk është i madh sikurse për shembull disa qindra euro, në këtë rast padyshim se kthimi i borxhit ka përparsi mbi therjen e kurbanit.

Rezymeja e çështjes është se kthimi i borxhit ka përparsi përmbi therjen e kurbanit

U përgjigj: Mr. Enis Arifi / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit