-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nëna ime kërkon nga unë që të mos mbulohem?!

Më të lexuarat

Pyetje: Unë jam një myslimane el-hamdu lil-Lah. Veproj atë me të cilën është i kënaqur Allahut dhe i përmbahem mbulesës sipas sheriatit, por nëna ime -Allahu e faltë- nuk dëshiron që unë të mbulohem. Gjithashtu, ajo më detyron të shikoj filma dhe gjëra të ndaluara. Ajo më thotë se, në rast se nuk më dëgjon mua, shumë shpejt edhe ti do të, plakesh dhe të të zbardhen flokët sikurse edhe mua! Çfarë, më duhet të veproj?

Përgjigje: Obligim yti është që të jesh e butë me nënën tënde, të sillesh mirë dhe të flasësh me të në formën më të mirë. Ngase, haku i nënë është i madh, mirëpo nuk duhet t’i bindesh asaj në atë që nuk është e lejuar. Sepse, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إنما الطاعة في المعروف

“Me të vërtetë se, bindja ndaj dikujt duhet të jetë vetëm në atë që është e lejuar.”

Dhe, në një tjetër hadith, profeti salAllahu alejhi ue selem, thotë:

لا طاعة لمخلوق في معصية الله عز و جل

“Nuk ka bindje ndaj askujt prej krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut azze ue xhel.”

E njëjta gjë vlen edhe për babanë e për gruan dhe të tjerët, pra, nuk duhet t’i bindesh askujt në atë që është mëkat ndaj Allahut, dhe kjo duke u bazuar në hadithet e lartpërmendura. Veprimi më i mirë për prindërit e bashkëshortët është, që të zgjidhin problemet përmes sjelljeve të mira. Dhe kjo, duke i sqaruar në formën e duhur argumentet e sheriatit, se jemi të obliguar që t’i bindemi plotësisht Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Gjithashtu, duhet sqaruar se, jemi të obliguar të largohemi nga ajo gjë e cila është në kundërshtime me urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ju duhet të jeni të qëndrueshëm në këtë gjë, dhe në asnjë mënyrë nuk guxoni t’i bindeni atij që urdhëron mëkatin ndaj Allahut, pa e marrë parasysh se kush është ai, qoftë baba, nënë, bashkëshort, bashkëshorte etj..

Ndërsa, nuk ka gjë të keqe në rast se shikoni programe televizive apo video-inçizime të cilat nuk kanë diçka të ndaluar, apo të ndiqni programe shkencore dhe ligjërata të dobishme. Ndërsa, jeni të detyruar të largoheni nga shikimi i asaj që është e ndaluar, siç është i ndaluar shikimi i filmave për shkak të llojeve të ndryshme të ndalesave që ka në to.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit