3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A është e ndaluar të flesh pa rroba?

Më të lexuarat

Pyetje: A ka ndonjë ndalim për të fjetur pa rroba, edhe nëse je me gruan tënde?

Nuk e kam fjalën gjatë marrëdhënies intime, por nënkuptoj kur shkoni për të fjetur?

Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut.

Avreti(pjesa e turpshm) duhet të mbulohet në të gjitha rrethanat, përveç rasteve kur është e nevojshme, si p.sh. gjatë larjes, marrëdhënieve seksuale, lehtësimit të vetvetes, etj. Por kur nuk ka arsye, duhet të mbulohet aureti, për shkak të transmetimit të Bahz ibn Hakemit nga babai i tij, nga gjyshi i tij, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë duhet të bëjmë me auret tona?” Ai tha: “Ruaje auretin, përveç grave të tua dhe atyre që i posedon dora jote e djathtë (robëreshat). Ai pyeti: “Po kur një burrë është me një burrë tjetër?” Ai tha, “Nëse mund të arrini të mos lejoni askënd ta shohë atë, atëherë bëjeni atë.” Ai pyeti: “Po sikur njëri prej nesh të jetë vetëm?” Ai tha: “Allahu është më meritor që ju të ndiheni të turpshëm para Tij”. (Transmetuar nga Tirmidhiu, 2769 dhe të tjerë).

Bazuar në sa u tha më sipër, nuk është e lejuar për ty të flesh pa rroba që do të mbulonin ‘avretin’, pavarësisht nëse je duke fjetur me ose pa gruan tënde. Përkundrazi, është e lejuar për ju që ta zbuloni avretin tuaj vetëm në momente të domosdoshme.

Allahu e di më së miri.

Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net

Burimi: Islamqa.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit