“Nuk të besoj” – Takimi i tensionuar mes Zhak Shirak-ut dhe Netanyahut në vitin 1996

Më të lexuarat

Ish-ambasadori izraelit në Francë, Avi Pazner, kujton një takim të vitit 1996 ku presidenti francez, Zhak Shirak(Jacques Chirac), ia tha drejtpërdrejt Benjamin Netanyahut:

“Nuk besoj asnjë fjalë që del nga goja jote. E gjithë politika jote konsiston në provokimin e palestinezëve.”

Pazner, i cili kishte marrë pjesë në qindra takime mes krerëve të shteteve, thotë se nuk kishte parë kurrë diçka të ngjashme:

“Chirac u skuq krejtësisht në fytyrë, ndërsa Netanyahu u zbeh i tëri.”

Sipas tij, Netanyahu nuk tha asnjë fjalë për një çast, shtrëngoi dhëmbët dhe më pas vazhdoi të shpjegonte politikat e tij.

Kur takimi përfundoi dhe po dilnin jashtë, Netanyahu lëshoi një psherëtimë të thellë dhe tha:

“Ah, për fat të mirë, kjo mbaroi.”

 

Burimi: https://x.com/clashreport/status/2062543084777259449?s=46

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit