3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është kuptimi i ajetit në fjalë ku Allahu thotë: “Thuaj: “Vdisni me mllefin tuaj”?

Më të lexuarat

Kuptimi i ajetit në fjalë është se Allahu e ka urdhëruar Pejgamberin e tij që t’ua thotë këtë fjalë munafikëve dhe armiqëve të Islamit.

Transmetohet në “Tefsirin e Taberiut” se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin ﷺ dhe i ka thënë “O Muhamed, thuaju hipokritëve “Vdisni me mllefin tuaj o ju amriq të kësaj feje”. Pra e ka urdhëruar Allahu Pejgamberin ﷺ që të distancohet prej hipokritëve të cilët haptazi paraqiten se kinse janë me besimtarët, ndërsa kur takohen hipokritët me zullumqarët jobesimtarë ju shprehin atyre aleancë dhe dashuri dhe pikëllohen prej çdo të mire që u jep Allahu besimtarëve dhe i hanë majet e gishtave prej shqetësimit që i godet nga bashkimi i fjalës së besimtarëve.

Prej komentatorëve të Kuranit kanë thënë se fjala “Vdisni me mllefin tuaj” është lutje me të cilën Allahu e ka obliguar Pejgamberin ﷺ që të lutet.

Allahu në ajetin në fjalë e ka sqaruar hallin e hipokritëve dhe armiqëve të fesë dhe ka thënë: “Dhe ata kur ju takojnë juve ju thonë: “Ne besuamdhe kur ata vetmohen i hanë majet e gishtave prej mllefit. Thuaj: Vdisni me mllefin tuaj, se Allahu është më i Dijshëm se çka ka në ato gjoksa”. (Al Imran: 119)

Përktheu: Enis Arifi

——————–

[1] Tefsir ibn Kethir, Tefsir et Taberij.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit