5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nëse një grua i ngjyros flokët dhe i jep mes’h kokës, a e ka abdesin të sakt apo jo?

Më të lexuarat

Pyetje: Nëse një grua i ngjyros flokët dhe i jep mes’h kokës, a e ka abdesin autentik apo jo?

Përgjigje: Para se t’i përgjigjem kësaj pyetje dëshiroj të tregoj se Allahu, subbanehu ve teala, ka thënë në Librin e Tij:

” O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” (El-Maide, 6)

Allahu, subhanehu ve teala, urdhëroi të lahen këto gjymtyrë dhe t’i jepet mes’h kokës. Besimtari detyrohet t’i largojë të gjitha pengesat që e pengojnë arritjen e ujit deri tek këto gjymtyrë, andaj po qe se ekziston ndonjë pengesë që e pengon arritjen e ujit deri tek gjymtyra që njeriu është detyruar për t’i pastruar, nuk konsiderohet abdes. Gjithashtu urdhri i Allahut, subhanehu ue teala, nuk është realizuar në mënyrë adekuate. Prandaj, nga kjo që cekëm më lart, themi: Nëse njeriu përdor ngjyra dhe yndyra në pjesët e trupit që është i urdhëruar t’i pastrojë gjatë marrjes së abdesit, kurse ngjyrat dhe yndyrat janë të ngurta apo kanë shtresë, atëherë njeriu detyrohet t’i largojë para se t’i pastrojë pjesët e abdesit. Megjithëkëtë, nëse përsëri ngelet ngjyra dhe yndyra si shtresë e cila e pengon arritjen e ujit në lëkurë, ky abdes nuk është autentik. Gjithashtu nëse ngjyra dhe yndyra ngelin në pjesët e abdesit, por nuk janë si shtresë, atëherë abdesi është autentik, por duhet kujdesur që ato pjesë që janë të goditura të fërkohen më shumë, pasi yndyrat dhe ngjyrat zakonisht janë rezistues ndaj ujit, e ndoshta nuk i prek uji të gjitha pjesët e abdesit që duhet të pastrohen.

/Shejh Muhamed ibën Salih El-Uthejmin/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit