-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Cilat janë kushtet e pranimit të lutjes?

Më të lexuarat

Kushtet e pranimit të lutjes

Lutja tek Allahu bën dobi kur plotësohen kushtet e saj dhe largohen pengesat. Kushtet e saj janë:

› Sinqeriteti“…lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të” Gafir 14. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të lutesh, lute vetëm Allahun!”

› Pasimi i Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Lutja është prej adhurimeve madhështore, madje ajo është vetë adhurimi (siç ka ardhur në një hadith). Prej kushteve të adhurimit është sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Çdo adhurim nuk pranohet nëse nuk plotëson këto dy kushte. Allahu thotë: “…kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” Kehf 110. Ky ajet përfshin këto dy kushte. Dhe hadithi: “Kush vepron një vepër e cila nuk është e bazuar në fenë tonë, ajo refuzohet.” Muslimi. Edhe nëse ka sinqeritet (kushti i parë).

› Bindja e plotë në përgjigje. Sa më e fortë kjo bindje, aq më afër është përgjigja. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Luteni Allahun duke qenë të bindur plotësisht se Allahu do t’iu përgjigjet.”

› Zemra e pranishme, e përulur, duke qenë të vetëdijshëm (vëmendshëm) se çfarë po e lusim Allahun, e jo duke pasur mendjen diku tjetër. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes së një zemre të shkujdesur (të pavëmendshme, të papranishme).”

› Insistimi, këmbëngulja. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur dikush prej jush lutet, le të jetë i vendosur në lutjen e tij, të mos thotë: “O Allah, nëse do më jep!” apo “Nëse do më fal!”

/Hoxhë Lulzim Perçuku – udhëzimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit