5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Festat joislame dhe gjykimi i tyre?

Më të lexuarat

✿~ ✿ Aq shumë kam për të thënë, saqë sinqerisht nuk di nga tia filloj…!!
Ju flas dhe ju këshilloj, sepse ju dua, prandaj ju paralajmëroj në të njëjtën kohë nga rreziku i të vepruarit të asaj që Allahu i ka ndaluar dhe nuk është i kënaqur me to.
Secili/a prej jush e ka detyrë që të njohë fenë dhe parimet e saj me dije të bazuar në argumente; dhe zgjedhja është vetëm e juaja dhe askush nuk ka për të detyruar në këtë zgjedhje.

✿~ ✿ Që prej përhapjes së Islamit në trojet shqiptare dhe deri sot kanë kaluar pothuajse 30 vite, duke qënë në alternative vitet e secilës prej nesh në pranimin e Islamit apo njohjes së tij..
Dhe këto vite nuk janë pak!!
Askush nuk e mohon realitetin e dhimbshëm të popullit tonë që kanë kaluar në komunizëm dhe gjurmët negative të tij po i vuajmë edhe tani, por natyrshëm lind pyetja:

A mos vallë populli arab kishin një jetë para ardhjes së Islamit më të mirë sesa ajo që ne jetuam në komunizëm??!!
Ata ishin mushrikë (idhujtarë) dhe pas pranimit të Islamit u bënë njerëzit me krenarë, sepse i lartësoi ata besimi i pastër Islam.

✿~ ✿ Dhe sot ne vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme, nëse mund të themi, që kishim në fillimet e Islamit tonë: jemi shumë të vetëm dhe të pafuqishme në mbrojtjen e identitetit tonë, parimeve dhe bazave tona fetare edhe pse janë shtuar numri i muslimanëve dhe praktikantëve. Secila le ti drejtojë vetes pyetje:
Përse kjo gjendje?
A nuk duhej që gjatë këtyre viteve të shtohej dija jonë dhe praktimi i fesë me dije?!

✿~ ✿ Nëse ka ende këshilla edhe pas një kohe 30 vjeçare (ose më pak) për mosfestimin e festave joislame, janë dhe ju drejtohen asaj pjesë të shoqerisë shqiptare që i kanë njohur tashmë parimet dhe festat fetare muslimane (apo të paktën pretendojnë njohjen e tyre), por me keqardhje kanë rënë pre e pjesëmarrjes në ato festa që nuk janë të fesë që ai përfaqëson.

✿~ ✿ Dhe nuk vjen kjo këshillë vetëm si rezultat i zbehjes së identitetit islam, sepse nëse nuk do të ishte kjo zbehje nuk do të kishim nevojë për të tilla shkrime përkujtuese në këtë fundviti!

✿~ ✿ Gjatë këtyre viteve secili le të pyesë veten e saj:
Çfarë ka bërë që tua sqarojë njerëzve që ka përreth, asaj pjese shoqërie që mund të jetë muslimanë me emër, por nuk njeh në të vërtetë asgjë nga Islami, ose edhe asaj pjesë tjetër që nuk janë fare muslimane, që festat janë pjesë e fesë dhe këto festa të fundvitit nuk janë prej fesë sime?
Dhe çfarë ka bërë gjatë gjithë vitit që tua sqarojë kësaj shtresë të shoqërisë në mënyrë që kur të vijë fundviti mos të fillojë të ndjehet keq apo të mos dijë se ç’të veprojnë?! Dhe të kërkojnë edhe ndonjë fetva që të mbushë mangesitë e saj dhe të justifikojë veten!

✿~ ✿ Është vërtetë e dhimbshme gjendja e muslimanëve që çdo vit e më shumë po shuhen parimet dhe bazat fetare të tyre.
Është e frikshme njëhkohësisht kjo situatë…!

✿~ ✿ I flas dhe i drejtohem çdo zemre që është e gatshme të ujisë besimin e saj me parimin e dashurisë së Allahut, të fesë së Tij, të Profetit dhe të përfaqësuesve të fesë së Allahut dhe të urrejtjes së kufrit dhe shirkut dhe të kufarëve dhe mushrikëve, që të reflektojë!
Rikthehu tek identiteti yt islam dhe pasqyroje atë qartë në çdo qëndrim tëndin!

✿~ ✿Thuaj edhe ti me bindje të plotë, atë të cilën u urdhërua Profeti ynë -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- t’i thotë umetit të tij:

{إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ}
“Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij! Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!”[Zumer: 11, 12]

Dhe gjithashtu:
{إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ}
“Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim”. [Zumer: 13]

Fjalë që buruan nga zemra dhe shpresoj të pranohen nga zemra!

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit