13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

“Izraeli mban nën kushte të vështira 300 palestinezë të arrestuar nga Gaza”

Më të lexuarat

Raportohet se Izraeli mban nën kushte shumë të vështira rreth 300 palestinezë të cilët i ka arrestuar duke i akuzuar si “anëtarë të përzgjedhur të Brigadave Izzeddin Kassam”

Izraeli mban nën kushte të vështira rreth 300 palestinezë të cilët i ka arrestuar nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e kanalit izraelit Channel 12, theksohet se Izraeli mban nën kushte shumë të vështira rreth 300 palestinezë të cilët i ka arrestuar duke i akuzuar si “anëtarë të përzgjedhur të Brigadave Izzeddin Kassam”.

Në lajm thuhet se nuk dihet se çfarë do të ndodhë me palestinezët të cilët nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe as me avokatët e tyre.

Gazeta Haaretz ka njoftuar se qindra persona të arrestuar në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani mbahen prej javësh në një qendër paraburgimi në afërsi të qytetit Beersheba dhe se disa prej tyre kanë humbur jetën këtu. Në lajm nuk u dhanë detaje se sa persona dhe se kur kanë humbur jetën.

Gjatë përpjekjeve për të zgjeruar pushtimin në rripin e Gazës, Izraeli arrestoi qindra persona me arsyetimin se janë “anëtarë të organizatave të ndryshme palestineze”.

Imazhet e fundit të Izraelit duke larguar civilët palestinezë nga qendrat e strehimit dhe shtëpitë e tyre dhe duke i mbajtur ata gjysmë të zhveshur, shkaktuan reagime në mbarë botën, ndërsa përdoruesit izraelitë të medias sociale pretenduan se këta njerëz ishin “luftëtarë të Hamasit që janë dorëzuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit