Haxhi – Manifestimi më i madh i unitetit të umetit islam

Më të lexuarat

“Islami kërkon një grumbullim vjetor të besimtarëve, pavarësisht dallimeve në prejardhje, racë dhe gjuhë. Nuk ekziston një fe tjetër që mund të ndikojë tek pasuesit e saj duke i lidhur domosdoshmërisht me njëri-tjetrin përmes lidhjes së besimit, ashtu siç ka bërë Islami. Këtu qëndron një veçori madhështore: adhurimi i përbashkët, ku afrikani takohet me homologun e tij kinez nga Lindja e Largët.”

✍️ Sir Thomas Arnold

Ky vlerësim i orientalistit britanik Sir Thomas Arnold nxjerr në pah një nga veçoritë më të mëdha të Islamit: bashkimin e njerëzve nga kombe, kultura dhe gjuhë të ndryshme në një adhurim të vetëm dhe nën një identitet të përbashkët identitetin e besimit.

Pamja më e qartë e kësaj shfaqet në Haxh, ku miliona muslimanë mblidhen në një vend, me një qëllim, me një veshje dhe me një thirrje të vetme:

«لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لَا شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ»

“Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem Ty. Të përgjigjem Ty, Ti nuk ke ortak, të përgjigjem Ty.”

Allahu i Madhëruar thotë:

﴿إِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ﴾

“Vërtet, kjo është bashkësia juaj, një bashkësi e vetme, dhe Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua.”
(El-Enbija, 92)

Prandaj, Haxhi nuk është vetëm një adhurim individual, por edhe një manifestim praktik i unitetit të umetit islam, ku zhduken dallimet e racës, kombësisë dhe statusit shoqëror, ndërsa mbetet vetëm lidhja e besimit dhe nënshtrimi ndaj Allahut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit