5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A obligohet i sëmuri të falë namazin?

Më të lexuarat

Pyetje: A e ka për obligim të falë namazin njeriu i sëmurë?

 

Përgjigje: Çdo njeri e ka për detyrë të falë namazin, sipas mundësisë së tij. Sëmundja nuk është shkak për lënien e namazit, por është shkak për të lehtësuar mënyrën se si njeriu e fal namazin, duke filluar që nga marrja e abdesit e deri tek lëvizjet që është i detyruar të bëjë namazliu.

Siç tregohet nga fjalët e Profetit alejhi selam, por edhe nga shpjegimet e dijetarëve, një musliman duhet të falet sipas mundësisë, nëse nuk mundet të falet në këmbë atëherë mund të falet ulur, nëse nuk mundet atëhere shtrirë, madje nëse ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë lëvizje trupore, ai duhet të falet qoftë edhe me shenja dhe lëvizjen e mimikes së fytyres, madje nëse ne një rast ekstrem nuk ka mundësi të marrë as abdes dhe as tejemum ai mund të falet edhe pa abdes edhe pa tejemum, dhe namazi nuk duhet të lihet.

Namazi nuk mund të falet vetëm nga ai i sëmure që ka humbur pjesërisht apo plotësisht vetëdijen dhe që nuk arrin të perceptoj mjaftueshëm për të falur namazin. Natyrisht që në gjendje të tillë njeriu nuk është e mundur të falet me asnjë lloj mënyre.

Allahu e di më së miri.

 

Justinian Topulli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit