3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cila janë rregullat e menstruacioneve (hajzit)?!

Më të lexuarat

Hajzi është një gjak i cili paraqitet tek femrat çdo muaj, sipas natyrshmërisë pa kurrfarë shkaku, në kohë të caktuara.

1. Hajzi, nuk ka vit të caktuar, por kur femra të shohë gjakun e hajzit, ajo është me hajz edhe në qoftë se është më e vogël së nëntë vjeç ose më e madhe se pesëdhjetë vjeç.

2. Nuk ka ndonjë afat të caktuar për kohën më të gjatë dhe më të shkrutër. Çdo gjak që femra e sheh se del natyrshëm nga mitra e saj, pa ndonjë shkak të ndonjë lëndimi apo shkak tjetër, ai është gjak hajzi, pa marrë parasysh kohën, përveç se nëse është i pandërprerë ose ndërpritet shumë pak, atëherë kemi të bëjmë me istihadën (gjak i cili rrjedh jasht kohës së menstruacioneve).

3. Kur femra shtatzën  shikon gjak, atëhere ajo ndodhet në dy gjendje:

E para: Në qoftëse është para lindjes për një kohë të shkurtër, si më pak se dy ditë, atëhere kemi të bëjme me nifasin (gjak i cili rrjedh gjatë kohës së lehonisë).

E dyta: Nëse ndodh për një kohë të shkurtër dhe nuk ka dhimbje të lindjes  ose është para lindjes për një kohë të gjatë nuk është nifas, por është hajz në qoftëse është sikur gjaku i hajzit tek ajo, e nëse nuk është si gjaku i zakonshëm i hajzit ai është gjak i prishur për të cilin nuk ka rregulla.

4. Gjatë hajzit ndodhin disa parregullsi:

Rasti i parë: Zgjatje apo shkurtim për kohën e hajzit.

Rasti i dytë: Shpejtimi apo vonimi i fillimit të hajzit. Për të dyja rastet femra kur shikon gjakun, ai është hajz dhe kur t’i ndalet gjaku është e pastruar, pa marrë parasysh se a i zgjat afati i saj i zakonshëm apo është shkurtuar dhe a është shpejtuar apo vonuar.

Rasti i tretë: Lëngu me ngjyrë kafe apo me ngjyrë të verdhë në qoftë se shfaqen gjatë hajzit ose të ngjitura me të para pastrimit, është hajz dhe përfshihet në rregullat e hajzit. Në qoftë se është pas pastrimit nuk është hajz, përveç nëse ndodh në fund të pastrimit dhe shoqërohet me shenjat e paralajmërimit të hajzit si dhimbja apo diçka tjetër, atëherë është hajz.

Rasti i katërt: Kur femra gjatë hajzit një ditë e sheh gjakun dhe të nesërmen nuk sheh asgjë, atëherë ndodhet në dy gjendje:

a) Nëse kjo ndodh gjithmonë gjatë tërë kohës së saj, ky është gjak istihade dhe për të vlejnë rregullat e istihadës.

b) Nëse nuk ndodh vazhdimisht, por i paraqitet nganjëherë dhe ndërprerja e gjakut është më pak se një ditë, nuk është pastrim, përveç nëse femra shikon diçka që tregon se është pastrim. P.sh: të ndodhë ndalja e gjakut në fund të kohës së hajzit ose të shikojë sekrecionin e bardhë.

Rasti i pestë: Tharje e gjakut, kur femra shikon vetëm lagështi, e kjo nëse ndodh gjatë hajzit apo ngjitur me të para pastrimit, atëherë është hajz, e nëse është pas pastrimit nuk është hajz.

5. Hajzi përfundon me daljen e sekrecionit të bardhë, e ai është një lëng i bardhë, i cili del në fund të hajzit, përveç që nëse është zakon i femrës mosdalja e këtij lëngu, atëherë pastrimi ndodh me ndaljen e gjakut.

6. Nëse nga femra rrjedhin pika të bardha, atëherë ndodhemt në dy gjendje:

E para: Nëse janë gjatë hajzit dhe femra i konsideron si hajz që ajo e njeh, atëherë është hajz, nëse është jo në kohën e hajzit dhe femra nuk e konsideron si hajzi që ajo e njeh, konsiderohen si asgjë.

7. Nëse nga femra shtatzën rrjedh gjak, atëherë kemi dy gjendje:

E para: Nëse gjaku i vjen vazhdimisht pa ndërprerje që nga fillimi i shtatzanisë, konsiderohet si hajz.

E dyta: nëse gjaku ndërpritet dhe ajo pastaj sheh gjak që nuk është gjak i zakonshëm nga i hajzit, nuk konsiderohet hajz.

 

Përktheu: Faruk Lohaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit