-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Cili është gjykimi për të festuar ditën e nënës?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi për të festuar ditën e nënës?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Muslimanët kanë vetëm dy festa; Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Të dy këto festa festohen pasi që të jenë zbatuar dy nga shtyllat e Islamit. Fitër Bajrami është pas agjërimit dhe Kurban Bajrami është pas haxhit. Ne kemi vetëm këto dy festa. Nuk ka festa tjera përveç tyre, asnjë festë për nënat dhe nuk ka festë për baballarët, madje as datëlindja e të dërguarit ﷺ nuk festohet. Kjo nuk është ligjësuar. Kjo festë është e shpikur. Si mund të festohet datëlindja e një njeriu, një njeriu të devotshëm, apo nëse datëlindja e prijësit nuk festohet, as datëlindja e të dërguarit ﷺ nuk festohet. Kjo nuk lejohet. Ai që do le të sillet mirë ndaj nënës së tij, ai duhet të jetë i përkushtuar ndaj saj dhe të mos i kushtoj asaj një festë. Kjo nuk i sjell dobi asaj. Nëse kërkon shpërblim duhet të jesh i përkushtuar ndaj saj pavarësisht nëse ajo është e gjallë apo e vdekur.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit