5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

NDJENJA E PËRGJEGJËSISË

Më të lexuarat

Shpesh ndodh që njeriu të lajthit dhe të largohet nga përgjegjësitë që i ka. Kjo mund të ndodh për shkaqe të shumta, prej atyre shkaqeve mund që të jetë: dobësia e personalitetit të atij personi, paaftësia për të kryer ndonjë obligim të caktuar, injoranca, neglizhimi i obligimieve që ai person i ka marrë përmbi supet e tija e kështu me rradhë.

Secili prej neve ka obligime të cilat janë obligime që ne si musliman i kemi ndaj Zotit tonë, por kemi edhe obligime tjera në relacion me njerëzit tjerë në shoqëri..

Ndjenja e përgjegjësisë është shumë e rëndësishme në jetën e muslimanit i cili dëshiron që të jetë i suksesshëm në dunja dhe në ahiret, pasiqë ndjenja e përgjegjësisë është forca nxitëse e cila e nxit njeriun që të punojë dhe të jetë i dobishëm, fillimisht për veten e tij dhe me pastaj edhe për të tjerët.

Kur njeriu është i përgjegjshëm do të punojë aq sa ka mundësi për  të realizuar obligimin që e ka përmbi supe, dhe ky person nuk ik nga përgjegjësia e cila i është dhënë. Ky person i përgjegjshëm hyn në betejën e jetës me vendosmëri dhe me Iman dhe nuk gjen arsye për t’u larguar nga obligimi. Ky person me ndjenjë përgjegjësie e ka kalitur veten e tij që të bart përgjegjësi mbi veten e tij dhe është i gatshëm që të ballafaqohet me obligimet pa kurrfarë hamendje dhe dyshimi.

Ndjenja e përgjegjësisë në Islam është e përgjithshme dhe i përfshin të gjithë muslimanët, sepse të gjithë ata bëjnë pjesë në fjalën e Pejgamberit (Paqja qoftë mbi të): “Ju të gjithë jeni çobaj dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij” .

Pra përgjegjësia është gjë në të cilën marrin pjesë të gjithë, varësisht secili në atë që e vepron, dikush është përgjegjës në edukim dhe shkollim dhe është përgjegjës për edukim dhe udhëzim, dikush tjetër është përgjegjës me pasurinë  e tij dhe dikush me autoritetin e tij.

Ndjenja e përgjegjësisë e nxit besimtarin për në vepra të mira dhe çon në garim me vepra të mira me të cilat arrihet suksesi, udhëzimi dhe begatia.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Dhe sikur të vepronin atë për të cilën këshilloheshin, do të ishte më mirë për ata dhe më përforcuese. Dhe do ju jepnim nga ana e Jonë shpërblim të madh. Dhe do t’i udhëzonim në rrugën e drejtë”. (en Nisaa 66-67)

Nga: Muhammed el Hamed

Përktheu me disa shtesa: Enis Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit