20.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Veshja e këpucëve me taka të larta?

Më të lexuarat

Pyetje: A i lejohet një muslimaneje të veshë këpucë me taka?

Përgjige: Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duhet të bëhet një dallim mes vendit të veshjes së këtyre këpucëve me taka dhe llojit të takave.

Nëse muslimanja i vesh vetëm në prani të burrit të saj kjo nuk gjë, përkundrazi gruaja e ka detyrë që ti zbukurohet burrit.

Nëse këpucët me taka vishen në ambjente të hapura në rrugë, tregje, etj dijetarët në përgjithësi duke përmendur Ibn Baz, Ibn Uthejmijn -Zoti i mëshiroftë-,  thonë që veshja e këpucëve me taka të larta është e ndaluar dhe grada e më ulët që mund të thuhet për këtë ndalim është mekruh (e papëlqyeshme).

Ka disa arsye përse këto këpucë me taka janë të ndaluara, po përmendim ndër to:

1- Sepse janë prej zbulimit të zbukurimit dhe Allahu ka ndaluar një gjë të tillë, thotë Allahu në Kuran: “Mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane)..” [Sure Ahzab:33]

2- Zakonisht ato trokasin gjatë ecjes dhe Allahu ka ndaluar për këtë, thotë Allahu në Kuran: “Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta…” [Sure Nur:31]

3- Dëmet shëndetsore që ka me veshjen e këtyre këpucëve me taka, sidomos nëse këto taka bëhen shkak që gruaja të rrëzohet dhe mund të ndikojë edhe në thyerjen e pjesshme ose të plotë të kyçit të këmbës.

4- Veshja e këpucëve me taka bëhet shkak që të bie ne sy dhe të bëhet fitne për burrat.

Por nëse janë takat e shkurtra të këpucëve dhe jo shumë të gjata dhe nuk bëhen shkak që gjatë ecjes me këto këpucë gruaja te bie në sy s’ka gjë nëse vishen të tilla këpucë me taka të shkurtra.

Allahu e di më së miri.

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit